Futboll Sport

NESËR SFIDA VENDIMATRE! Shqipëria, historia shkruhet ndaj Polonisë!

Në krahët e euforisë, por me këmbët në tokë. Shqipëria para një tjetër finaleje, ndoshta më të rëndësishmes që nga ajo fitore e Armenisë që na çonte në “Euro 2016”. Edhe pse më pranë, Botërori është ende larg, duhet vendi i dytë, dhe pastaj play-off-i, por sa gëzime dhe shpresë i ka dhënë kjo Kombëtare këtij populli, që ashtu si djemtë e saj beson.

Në “Air Albania” luhet Shqipëri-Poloni dhe për kuqezinjtë vlen vendin e dytë në grup. Do të jetë një stadium i tejmbushur dhe një atmosferë elektrizuese për t’i krijuar klimën e duhur një kombëtareje që ka pushtuar zemrat dhe mendjen e gjithë shqiptarëve.

Polonia është një kundërshtar i vështirë, nuk ka Bonjekun që ngeli në histori, kur na ndëshkonte në një pozitë të ngjashme në 85-ën, por ka Lewandowskin, e megjithatë, s’ka emër që tremb këtë skuadër.

Edi Rejas i duhet të bëjë llogaritë pa një ndër kolosët e mbrojtjes, Gjimshitin, ashtu si pa Çekiçin e skualifikuar dhe Balajn e dëmtuar, e megjithatë është e lehtë të imagjinohet se në fushë do të jenë 11 luanë. Kush nuk do të donte ta luante një ndeshje si kjo! Një ndeshje të destinuar për të hyrë në histori, shkruan Super Sport.

Fitoret radhazi dhe rritja konstante e një kombëtareje me shumë talente të rinj, natyrisht Broja mbi gjithë të tjerët, dhe me pjekurinë e eksperiencës së Rejas në fushë diktojnë se Shqipëria është gati të bëjë hapin e madh, atë për të përfunduar për të parën herë në vendin e dytë në fushatën kualifikuese të një Botërori.

Para janë Polonia dhe 90 minuta të zjarrta për një Shqipëri futbolli që mbart ëndrrat, dëshirat shpresën e një kombi të tërë. Të gjithë do të jemi me zemrën e mendjen aty me ta, në arenën e kombëtares sonë, me dëshirën e madhe që në fund të gjithë të festojmë.

Related posts

NË PRAG TË DERBIT ME “DJAJTË E KUQ”/ Guardiola paralajmëron: “Old Trafford” nuk është vendi ideal për…

Delo.autor

Mino Raiola: Balotelli është gati të rikthehet në Premier League

Sadik.Autor

JANË NË KAOS/ Mourinho kërcënon “Djajtë”: Qëndroni në shtëpi nëse keni…

Isa.Autor

Leave a Comment