Futboll Seria A Sport

NGA PROBLEMI NË ZEMËR TEK QENI/ Gjithçka nuk dini për gardianin e ri të Milanit, Mirante

I gjendur në nevojë, Milani vendosi t’i besonte Antonio Mirantes. I lindur në Kastelamare, ashtu si Donaruma, 38- vjeçari do të jetë shtesa në organikën kuqezi për sa i përket portës.

Përvoja thuajse 20- vjeçare në Serinë A e bën një gardian të besueshëm, teksa kujdesi maniakal për trupin besohet se do t’i shmangë problematikat fizike. Përvoja e fundit është ajo e sezonit të kaluar te Roma, megjithatë në këta muaj ai ka punuar për të qenë gati në rast se i shfaqej mundësia, e cila tashmë mban emrin e Milanit.

KARRIERA – Hapat e parë si futbollist ai i hodhi në qytetin e lindjes, teksa në moshën 15- vjeçare iu bashkua akademisë së Juventusit. Talenti nuk i mungonte, por konkurrenca e Bufoni ishte një mal shumë i lartë për Miranten që kur iu afrua ekipit të parë, ishte vetëm 18 vjeç. Në këto kushte, klubi e huazoi për të fituar përvojë e cila nuk i mjaftoi për të qenë pjesë stabël e bardhezinjve.

Profesionist shembullor, ai njihet për tipin e qetë dhe për respektin ndaj roleve. Kudo ku ka qenë ka punuar në të mirë të grupit e nuk mbahet mend për “bëma” me karakter disiplinor. Pesë vite më parë iu diagnostikua një problem kardiak. Situatë e rëndë që e shtyu të mendonte tërheqjen e cila nuk mori kurrë formë konkrete pasi Mirante u operua e u kthye përsëri si protagonist pas tre muajsh rehabilitim.

Mik me Xhekon e De Rosin, por edhe me një tip shpërthyes si Kasano, portieri më i ri i Milanit është i njohur në mediat rozë për historinë me ish-Miss Italinë, Aliçe Tatiki. Tip tepër familjar, 38-vjeçari vijon të jetë beqar dhe lidhjen më të fortë e ka me motrën dhe katër nipërit e tij. Dashuri të veçantë ushqen për qenin, fotot e të cilit popullojnë profilin në “Instagram” të Mirantes.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, Forsberg ndëshkon Ukrainën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United mposht në “Old Traford” Newcastle

Delo.autor

TRANSFEROHET NË “CAMP NOU”/ Barcelona konfirmon blerjen e re me një video

Delo.autor

Leave a Comment