Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT/ Lazio-Inter vazhdon të prodhojë debate, edhe një lojtar i “Zikaltërve” dënohet me supergjobë

Ndeshja Lacio-Inter duket se nuk po di të përfundojë, edhe pse fusha ka dekretuar vendimin e saj. Sfida e kësaj fundjave në Serinë A u mbyll me suksesin 3-1 të bardhekaltërve por edhe me një sherr që lindi si pasojë e një gjesti të tepruar të Luis Felipe i cili kërceu mbi shpatullat e Korreas, duke harruar ndoshta se ka ndërruar skuadër. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që ndodhi në atë sfidë.

Nëse Luis Felipe do të vuajë një ndeshje skualifikim për kartonin e kuq që mori si pasojë e atij gjesti, askush nuk e kishte vënë re Kolarov i cili gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, kishte provokuar tifozët e Lacios, ish-skuadrës së tij disa vite më parë.

Mbrojtësi serb është ndëshkuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh prej komisioneve disiplinore të Ligës Italiane, pasi “në minutën e 40 të pjesës së dytë, u është kthyer tifozëve të skuadrës kundërshtare me gjeste provokuese dhe vulgare”, shkruhej në vendimin e sotëm.

Related posts

Nigeria NDERON Argjentinën dhe i jep një “shuplakë” të fortë Islandës (VIDEO)

Isa.Autor

“JAVË E MREKULLUESHME”/ Myrto Uzuni: Euro2024 dhe Pichichi, sa bukur!

F.autor

MODELJA NA I TREGON TË GJITHA/ Belen Rodriguez prezanton “play boyn” e saj të ri (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment