Futboll Seria A Sport

PROTAGONIST TEK INTER/ Correa lumturon djalin e legjendës së “Zikaltërve” pas fitores ndaj Udineses

Joaquin Correa, sulmuesi i Interit, komentoi fitoren 2-0 ndaj Udineses, ku ai ishte protagonist me dy gola pasi ishte kthyer nga një dëmtim që pengoi disi këtë fillim sezoni.

Në intervistën për Dazn, argjentinasi komentoi: “Dy golat e mi? Më vjen mirë që na ndihmuan të fitonim, na duheshin këto tre pikë. Kemi një javë të rëndësishme përpara, me Champions dhe derbi: skuadra është gati, dhe me skuadër nënkuptoj të gjithë, edhe ata që luajnë më pak.

Deri më tani jam frenuar pak nga lëndimet, kam qenë pak i mërzitur për këtë. Tani nuk dua të ndalem më, synimi është të vazhdojmë kështu, le të mendojmë lojë pas ndeshje”.

“Ndeshja ishte shumë e komplikuar dhe golat ishin të rëndësishëm. Skuadra nuk ndalon kurrë së luajturi, ne jemi të lumtur.

Tani duhet të mendojmë për Champions League, duhet të fitojmë dhe kemi nevojë për përqendrim, pastaj do të mendojmë për derbin për një ditë të bukur për tifozët e Interit. Herë gjërat nuk funksiononin, ndonjëherë bëj mirë, ndonjëherë jo, por në fund jam i lumtur. Me Lautaron ka një marrëdhënie të shkëlqyer, edhe me Dzekon dhe Sanchez. Të gjithë duam të njëjtën gjë, le të vazhdojmë kështu”.

Sakaq, pas zëvendësimit ndaj Udineses, një ndeshje ku Interi triumfoi 2-0, Joaquin Correa i dha fanellën me 19 djalit të Esteban Cambiasso, i cili e mbante atë numër për vite me radhë.

Vetë Cuchu kur sulmuesi mbërriti në Milano nënvizoi rëndësinë e veshjes së asaj fanelle në Instagram: “Ky numër nuk është i kaq i keq”.

Related posts

NAPOLI PA TRAJNER/ Nga Enrique te Conte, De Laurentiis zgjeron listën

F.autor

Barcelona, Pique i kërkon klubit që të shesë sulmuesin!

Q.Autor

“Çmenduri angleze”/ Skuadrat sigurojnë mbijetesën, tifozët bëjnë tatuazh në vende të çuditshme

Sadik.Autor

Leave a Comment