Futboll Gossip Sport

RRËFEN PËR HERË TË PARË/ Ish-e dashura e Maradonës: Diego më mësoi të pija kokainë në moshën 16-vjeçare

Ish-e dashura kubane e legjendës së futbollit, Diego Maradona, ka folur për herë të parë për njohjen dhe raportin që kishte me argjentinasin. Ajo tha se me të u takua gjatë viteve që jetonte në Havana, ku shkoi për të trajtuar varësinë nga droga.

“Unë isha thjesht një vajzë e pafajshme, nuk kisha keqdashje. Ai ishte një i huaj, një njeri i pasur dhe me famë. Më kishte vënë re, nuk mund t’i thoja jo. M’u duk privilegj asokohe të isha e dashura e tij”.

Vajza, asokohe adoleshente, u shpreh se futbollisti i mësoi të pinte kokainë në moshën 16-vjeçare.

“Diego më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeçe. Në fillim më tha që, nëse e prekja atë që përdorte vetë, do të më vriste, por pas një kohe nuk i pëlqente ta pinte më i vetëm. Pastaj këmbënguli shumë, derisa nisa ta konsumoj dhe unë të bardhën”.

Më 20 nëntor do të bëhet një vit nga vdekja e legjendës argjentinase të futbollit.

Related posts

“SOT KISHIM FAT…”/ Kjo është deklarata e Joachim Low pas fitores me Holandën

Delo.autor

“PLESHTI” APO CR7? Del Bosque bën zgjedhjen për lojtarin më të mirë në histori

Delo.autor

Kosova triumfon edhe në miqësoren e dytë ekzotike

Sadik.Autor

Leave a Comment