Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ ATALANTA-S/ Sarri i jep të drejtë Guardiola-s: Të luash kundër tyre është si të shkosh te dentisti

Lazio-n e pret një ndeshje e vështirë në kampionat kundër Atalanta-s.

Bardhekaltrit duan vazhdimësi në një javë intensive në të gjitha këndëvështrimet: grumbullimi që ka filluar që të hënën, më pas i mbyllur të mërkurën në mbrëmje me fitoren kundër Fiorentina-s.

Maurizio Sarri e ka prezantuar ndeshjen e Bergamos në konferencë për shtyp:

“Në Bergamo shkojmë të bindur se do të përballemi me një skuadër të fortë dhe do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, si gjithmonë”, ka thënë trajneri i Lazio-s.

“Atalanta është një skuadër e madhe, ka një ecuri të jashtëzakonshme prej disa vitesh. Janë agresivë, kanë intensitet. E shikoj si një skuadër të kompletuar dhe siç thotë Guardiola, është si të shkosh te dentisti, gjërat mund të shkojnë mirë, por dhimbjen e ndjen gjithsesi”.

Related posts

AKSIDENT I FRIKSHËM/ Portieri i njohur shpëton mrekullisht, bën copa-copa makinën 200 mijë euroshe (FOTO)

Delo.autor

Nga “KARROCA” tek FERRARI/ Zbuloni të gjitha MAKINAT LUKSOZE të MOURINHOS (FOTO)

Isa.Autor

KLUBI AMERIKAN FRIKËSON MILANIN/ LA Galaxy shfaq emrin e ri në mesfushë, Ibra e…

Isa.Autor

Leave a Comment