Futboll Sport

“SHQIPTARËT KRENARË EDHE PA MAKINA”/ Rrëfimi i legjendës Boniek: Ja si ishte sfida kundër jush pas finales në Hejsel

Ke vetëm 5 minuta kohë. Shfrytëzoji mirë se jam me miqtë duke parë ndeshjet. Pranova të flas kaq vonë vetëm se ta kisha premtuar…”. Kështu nis intervista me Zibi Boniekun, legjendën e futbollit polak, që pranon të flasë ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ishte ora 21:23 e së premtes kur ai telefonoi dhe nuk e “mbajti fjalën” sepse intervista zgjati në të vërtetë 7 minuta e 49 sekonda. Na ishte dashur më shumë se një javë të negocionim me ish-futbollistin e famshëm të Juventusit dhe të Romës, pasi kolegu ynë Ermal Kuka na siguroi numrin e tij të telefonit. “Me Shqipërinë do të jetë ndeshje e vështirë, por ne kemi Levandovskin. Kam shumë respekt për ju dhe për skuadrën tuaj, por Polonia në këtë ndeshje niset si favorite”, vazhdon Boniek.

Z.Boniek, çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalën “Shqipëri”?

Doni t’ju përgjigjem ndershmërisht?

Po, sigurisht.

Një popull shumë krenar, por më duhet të them se vendi juaj më ka bërë përshtypje edhe për diçka tjetër, kur unë erdha aty në vitin 1985.

Çfarë ju ka bërë përshtypje?

Më bëri përshtypje si i vetmi kryeqytet ku pashë vetëm biçikleta dhe asnjë makinë. Zero, asnjë makinë. Kjo më ka ngelur në mendje…

Besoj e dini se në ato vite Shqipëria ishte një vend komunist dhe praktikisht i izoluar…

Po, po, e di.

A e mbani mend udhëtimin tuaj në Shqipëri më 30 maj të vitit 1985?

Po, natyrisht që po. Ka qenë me shumë peripeci, sepse unë nuk erdha me skuadrën kombëtare. Në Tiranë kam ardhur ditën e ndeshjes, më 30 maj, ndërkohë që një ditë më parë kisha luajtur finalen e Kupës së Kampioneve që Juventusi fitoi kundër Liverpulit në Hejsel./ Panorama.sport.al

Related posts

BAKAYOKO CILËSOHET I SHTRENJTË/ Milan kthen sytë nga një portugez për mesfushën, ja emri…

Delo.autor

Sirena kineze për Mandzukic, por Juventus dhe kroati vendosin

Q.Autor

128 rivalë, 4 numra të ndryshëm, 1 ekipi i preferuar dhe Inter. 33 gjëra që nuk dini për Cristiano Ronaldo-n

Q.Autor

Leave a Comment