Futboll Sport

SKANDALI/ Gruaja gjen ish-yllin e Realit në shtrat me shoqen e ngushtë, tani zbulohet se ajo e tradhtonte e para

Jeta e Fernando Gago, ish-yllit të Argjentinës dhe Real Madrid, është kthyer në një telenovelë të mirëfilltë. Ai është bërë protagonisti i një skandali seksual i cili po sjell divorcin e tij, me detaje të çuditshme që publikohen ditë pas ditë.

Gisela Dulko, bashkëshortja e ish-futbollistit, ka arritur të kapë në flagrancë Gago, duke e gjetur në shtrat me një nga shoqet a saj, Veronika Lafite. Por tani mediat në Argjentinë bëjnë të ditur se është zbuluar se vetë Dulko e kishte tradhtuar e para Gagon, me një djalë më të ri në moshë me emrin Agustin.

Sipas mediave në Argjentinë që po merren gjerësisht me këtë ngjarje të çuditshme, Dulko dhe Lafite ishin takuar dy vite më parë dhe kishin krijuar një marrëdhënie të ngushtë shoqërore, siç tregojnë fotot e postuara bashkë, apo duke shkuar edhe me pushime. Ndaj padyshim gruaja e ish-lojtarit ka mbetur e tronditur kur i ka gjetur në shtrat bashkë, në një ngjarje të denjë për një telenovelë.

Ndërsa detajet e kësaj ngjarje në media vazhdojë e shtohen, është e qartë se çifti i cili ka 3 fëmijë nga martesa mes tyre, po shkon drejt një divorci të pashmangshëm.

Related posts

“DUA TA MBYLL KARRIERËN KËTU”/ Curry i premton besnikëri Golden State

Isa.Autor

NDRYSHIM TEK REAL MADRID/ Perez përgatit “Los Blancos” për revolucion

Isa.Autor

“OBJEKTIVAT TANË NË EUROPIAN?” Lewandowski beson tek mrekullia: Gjithçka mund të ndodhë…

Delo.autor

Leave a Comment