Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Teutës i dalin mirë llogaritë, ka pikë më shumë se në sezonin e titullit

Teuta e këtij sezoni i ka statistikat më të mira krahasuar me gjashtë javët e para të sezonit të fundit që u kurorëzuan me titullin kampion për durrsakët, trofe i cili mungonte prej 27 vitesh për “djemtë e detit”.

Aktualisht, të besuarit e trajnerit Edi Martini kanë grumbulluar 11 pikë ose, thënë ndryshe, tri më shumë se vitin e shkuar. Vjet në këtë fazë të kampionatit Teuta nuk njihte humbje, por ndonëse aktualisht e kanë pësuar një të tillë, sërish pikët janë më të shumta. Vjet në 6 javë durrsakët kishin 1 fitore dhe 5 barazime, 8 pikë, me golavarazh 3-2 dhe mbanin vendin e pestë në renditje.

Ndërsa në 6 javët e para të këtij edicioni skuadra e Martinit ka marrë 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, 11 pikë dhe me golavarazh 8-6, si dhe mbajnë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Pra, Teuta aktuale i ka parametrat më të lartë se në sezonin e fundit, ku u kurorëzua me titullin kampion.

Related posts

DORTMUND MERR LAJMIN E KEQ/ Pësoi tërheqje muskulore, ja sa pritet të mungojë Haaland…

Delo.autor

RE TË ZEZA TEK BARCELONA/ Koeman ndihet i keqpërdorur. Trajneri holandez nis të shohë dyshime

Delo.autor

Chelsea bën gati ofertën BOMBASTIKE, për të “rrëmbyer” talentin e Juventus

Isa.Autor

Leave a Comment