Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA KRYESON SUPERIOREN/ Halili insiston: E kam thënë që është edhe fat. Janë 7 ekipe për titull

Tirana në vendin e parë padyshim që gëzon Refik Halilin, por presidenti bardhebluve vazhdon të insistojë se skuadra e tij vjen në këtë moment edhe për shkak të fatit të madh që ka pasur për të gjetur lojtarët e duhur në merkato, siç e përsëriti sot pas ndeshjes me Vllazninë.

“Falënderoj edhe të gjithë sportdashësit, tifozët nga të dy palët, ishte ndeshje shumë e mirë për ne. Jemi të kënaqur dhe shpresojmë që skuadra të mbajë këtë ritëm si të këtyre ndeshjeve dhe të flasim për të tjerat në vazhdim.

Te klubi jonë ka diçka që e kam thënë që është paksa fat që gjatë merkatos, që nëse të qëllon gjen lojtarë që të bëjnë punën. Ne kemi pasur fat që kemi marrë lojtarë në një moshë të re dhe me eksperiencë, si Limaj, Hoti, Totre a Xhixha, të mos flasim për qendërmbrojtësin që është ndër më të mirët dhe është vetëm 21. Është fat që kemi marrë këta lojtarë.

Rivalët për titull? Për këtë do të thosha që është shumë shpejt, kampionati është shumë i gjatë, janë shumë ndeshje e pikë. Do të shoh skuadrën time, por e dimë që janë goxha skuadra, janë 7 që pretendojnë për titull. U uroj suksese të gjithë skuadrave, unë kam dëshirë të ecim përpara.

Kemi gati 3 vite që nuk flasim kurrë për gjyqtarët. Janë gjëra që ndodhin. Ajo ka qenë e drejtë për sa kohë që këtu ka një VAR që e shohin. Për ne nuk ishte mirë por kartoni është karton. Kuptohet që derisa VAR e ka futur e gjithë bota, sjell diçka të mirë për futbollin, eliminon ndoshta edhe ato që nuk shihen nga arbitrat.

Dua të falënderoj të gjithë që ishin në stadium, edhe tifozët e Tiranës që ishin të paktë, që të vazhdojnë të tregojnë kulturë si kanë bërë gjithmonë. Këto janë dy tifozeritë më të mëdha, nuk dua të ul tifozeritë e tjera, por këto janë më të mëdha. Unë kam dëshirë se e dua Shkodrën, artin, muzikën, e kam qenë mbështetës. Ndaj i dua që të dy tifozeritë, që ne të vijmë me qejf e ju të vini me qejf. Unë jam gati për çdo lloj sakrifice për këtë”, tha Halili.

Related posts

SULMON KEQ KLUBIN PËR TRANSFERIMIN E CAVANIT/ Legjenda e Manchester United: Morët një pensionist…

Delo.autor

Defoe:“Kupa e Botës 2010 ishte aq e mërzitshme saqë pashë DVD-në e dasmës së Rooney-t 

Sadik.Autor

Neymar: Cristiano Ronaldo është shembull që unë e ndjek

Q.Autor

Leave a Comment