Futboll Premier League Sport

ZBULON SEKRETIN/ Cavani: Pak hapësira tek Manchester United? Ja cili është çelësi i suksesit

Prej vitesh në nivelet më të larta të futbollit europian, Edinson Cavani nuk ka ndërmend të largohet nga skenat e rëndësishme.

Nuk ka rëndësi nëse në këtë fillim të sezonit nuk ka patur shumë hapësira, sekreti, siç ka thënë vetë Matador për Sport890, është të jesh gjithmonë gati.

Sekreti – Cavani ka për sezonin dhe formën e tij nga grumbullimi me Uruguain:

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe jam gati të luaj për Celeste-n. Pak hapësira tek United? Në futboll duhet të jesh gjithmonë gati, ky është çelësi i suksesit në nivelet e larta, të jesh gati kur të jepet mundësia”, ka thënë Cavani.

“Ndonjëherë luan më pak, disa të tjera më shumë. Duhet të jesh gati. Kam luajtur më pak në krahasim me fillimin e sezonit të kaluar, është e vërtetë, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Gjëja e rëndësishme është të jesh në formë; unë dua të luaj gjithmonë, për këtë stërvitem dhe përgatitem mirë”.

Related posts

INTERI E PRET/ Futbollisti i Man United paralajmëron rikthimin: Më mungon Seria A dhe…

Isa.Autor

Tifozja më seksi ruse flet për një video intime që i dashuri i hodhi në internet

Sadik.Autor

Lojtarët në “borxh” me Vllazninë, klubi kundër futbollistëve të vet

Isa.Autor

Leave a Comment