Futboll Sport

ACAROHET SITUATA TE MANÇESTER UNITED/ Kapiteni i “djajve” kapet duke festuar një ditë pas humbjes me Sitin

Mbrojtësi i Mançester Junajtid dhe Anglisë, Herri Meguajër, është kritikuar pasi u dallua në qytet pas humbjes 2-0 të Djajve të Kuq ndaj rivalëve të qytetit, Mançester Sitit

Meguajër është parë në vendin e famshëm “Menagerie” një ditë pas rezultatit të fundit zhgënjyes të Junajtid, teksa mori pjesë në festën e ditëlindjes së 21-të të motrës së tij.

Dy gazetat e mëdha britanike “Daily Mail” dhe “The Sun”, kanë akuzuar kapitenin e “djajve” se ishte mjaft i qeshur në krahasim me situatën që po kalon Mançester në ndeshjet e fundit.

Forma e fundit e Meguajër me Junajtid ka lënë për të dëshiruar, por kjo ngjarje ka shtuar dhe më tej presionin në skuadrën e Juanjtid, pasi Meguajër mban dhe shiritin e kapitenit.

Related posts

Pas humbjes me Belgjikën, ja çfarë thotë trajneri i Anglisë

Isa.Autor

Historike për Beneventon, vjen fitorja e parë në Serie A

Q.Autor

GODITJE DËNIMI “MAGJIKE”/ Di Maria realizon një gol të çmendur në Ligue 1 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment