Futboll Sport

ARGJENTINA S’PYET PËR PSG-NË/ Skaloni: Mesi titullar ndaj Brazilit, është në formë të mirë fizike dhe…

Dëmtimi i Lionel Mesit ka futur në sherr klubin e tij PSG dhe kombëtaren e Argjentinës.  Sulmuesi nuk luajti dy ndeshjet e fundit me francezët për arsye dëmtimi, por u thirr në kombëtarë për eleminatoret e Botërorit.

Kjo ka sjellë një pakënaqësi tek PSG, të cilët nuk duan që ylli i tyre të dëmtohet. Për këtë arsye Mesi nuk luajti ndaj Uruguait. Ndeshjen e radhës Argjentina do ta luajë me Brazilin. Trajneri Skaloni në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se 34 vjeçari do jetë në fushë.

“Ai është në formë të mirë fizike dhe në fund ne vendosëm që do të ishte më e mira që ai të luante. E konfirmoj që Mesi do të jetë titullar”.

Ndërkohë drejtori i Parisit, Leonardo, e ka shprehur hapur mosaprovimin e tij, duke thumbuar sulmuesin e Argjentinës. “Nuk jemi dakord që këto gjëra të ndodhin me lojtarë të dëmtuar. Mesi më shumë po luan me Argjentinën se me PSG-në”, ka thënë ai.

Të dy kombëtaret e kanë siguruar tashmë kualifikimin për në Botëror dhe ndeshja mes tyre vlen vetëm për statistikë. Brazili ndodhet në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Argjentina në të dytin me 28 pikë.

Related posts

E BUJSHME/ Zbulohet sekreti i “Jashtëtokësorit”, si i parandaloi ai të vjellat gjatë ndeshjeve

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico ARRIN marrëveshjen me MBROJTËSIN brazilian… (FOTO)

Delo.autor

Icardi: Unë vlej më shumë se 110 mln euro, por Inter është i qetë pasi e di dëshirën time

Sadik.Autor

Leave a Comment