Futboll Sport

ASIST DHE KARTON TË KUQ/ Ndeshje me dy fytyra i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në Kroaci

Ndeshja e sotme mes Osijek dhe Lokomotiva Zagreb, ka parë mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj, si protagonist të këtij dueli, në të mirë e në të keq.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, një lider absolut në skuadrën e tij, e nisi ndeshjen ndaj kryesuesve të kampionatit kroat me një asist për Kulenoviç në minutën e 9 të ndeshjes, me Lokomotiv që kaloi në avantazh.

Por më pas Osijek ktheu rrjedhën e sfidës dhe shënoi golin e barazimit me Nejasmiç. Kartoni i kuq i Ibrahim i dha një ndihmë më shumë ekipit vendas dhe sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku, ishte ai i cili shënoi golin e rezultatit 2-1.

Ndeshja u tensionua edhe më shumë dhe në shtesën e sfidës, Çokaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me 9 lojtarë, ndërsa Lokomotiva pësoi edhe golin e tretë para vërshëllimës përfundimtare duke humbur këtë ndeshje.

Related posts

PAMJET/ Shqipëria feston kualifikimin në Play Off, tifozët gati të mbështesin kuqezinjtë ndaj Anglisë

F.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Dhimbje koke për Pirlon, dy yje nuk ia dalin për sfidën ndaj Parmës. Ja emrat…

Delo.autor

E BUJSHME/ 100 milionë euro, gjiganti europian do të tentojë në janar yllin e Juventusit

F.autor

Leave a Comment