Bundesliga Futboll Sport

BAYERN MUNICH-FREIBURG/ Nagelsmann: Skuadra është rritur shumë, kampionatin e kemi vetë në dorë

Ndeshje e madhe pritet sot në drekë, teksa Bajerni do të presë skuadrën e Fraiburgut. Kampionët në fuqi do të kenë shansin për të treguar edhe një herë se janë ata favoritët për të fituar titullin në fund. Fraiburg do të vijë në këtë takim si skuadra që renditet e treta në tabelën e klasifikimit me vetëm tri pikë më pak se bavarezët. Julian Nagelsman, trajneri i Bajernit, ka paralajmëruar skuadrën e tij se ndeshja e radhës do të kërkojë shumë impenjim.

Këtë herë do të keni përballë Fraiburgun e trajnerit Shtraish, çfarë prisni?

Fraiburg është një klub simpatik. Edhe kur isha në futbollin e moshave jam ndeshur shumë herë me ta. Në këtë sezon kanë treguar që e kanë seriozisht duke luajtur si të barabartë me shumë skuadra të kampionatit. Trajneri Shtraish e njeh shumë mirë kampionatin, ai është një karakter i fortë dhe shumë pozitiv. Fraiburgu do të na e bëjë shumë të vështirë ndeshjen, ndaj duhet të jemi vigjilent. Luajnë të disiplinuar, me pasion dhe temp të lartë. Këtë disiplinë e ka sjellë trajneri i tyre. Mendoj që renditja e tyre nuk është surprizuese.

Si është gjendja e skuadrës?

Shumica e lojtarëve ndihen mirë. Zabicer nuk është ende gati për skuadrën, ai ka një infeksion në stomak. Pjesa tjetër është mirë dhe do të jetë në fushë.

Mendoni se ky kampionat është rivalizues?

Në fund do të varet shumë nga ne, nëse do të lejojmë të ketë konkurrencë apo jo. Fraiburgu dhe Dortmundi kanë treguar stabilitet. Tani jemi në krye, por nëse bëjmë një hap fals, atëherë gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt. Kundërshtari që do të ndeshemi nesër (sot)është vetëm 3 pikë prapa dhe gjithçka mund të ndryshojë në vetëm 90 minuta. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje reklamë për kampionatin gjerman.

Sa është rritur Bajerni?

Skuadra ka bërë përmirësime, nuk kemi bërë dy herë të njëjtat gabime. Klubi është stabël financiarisht dhe kjo ndihet edhe te lojtarët. Të gjithë janë të fokusuar në punën që kanë dhe e bëjnë këtë gjë me një dëshirë të madhe. Si trajner, nuk mund të kërkosh më shumë.

Duke parë numrin e madh të lojtarëve në sulm, si i bëni zgjedhjet?

Është e vështirë pasi janë shumë lojtarë cilësorë në një repart. Por nga ana tjetër e ndiej veten me fat që kam një skuadër të tillë. Kam mundësi të bëj rotacione dhe të provoj lojtarë të ndryshëm në role të ndryshme. Sigurisht që nuk është gjithmonë e lehtë, pasi ka momente kur lojtarët duan të jenë gjithmonë në fushën e lojës. Por unë mundohem të bëj zgjedhjen më të mirë për skuadrën.

Tifozët janë rikthyer në “Allianz”, si ka ndikuar kjo në skuadër?

Jam i lumtur që shoh një stadium të mbushet në kapacitetin maksimal. Tifozët janë një shtysë e madhe dhe ndaj Fraiburgut jam i bindur që do të na ndihmojnë për të bërë një ndeshje të madhe.

Related posts

E FUNDIT/ MILANI në “ankth”: UEFA jep njoftimin e rëndësishëm për “Djallin”, do të ketë…

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË CHAMPIONS/ Reali e pëson në shtëpi, Shakhtar në avantazh me një super aksion (VIDEO)

Delo.autor

Firmino masakron Sergio Ramos/ Spanjolli është një futbollist idiot…

Sadik.Autor

Leave a Comment