Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Guardiola shfaqet në stërvitjen e kombëtares së Polonisë. Në rrjet plasin spekulimet (VIDEO)

Pep Guardiola ka përfituar nga pauza e kombëtareve për tu rikthyer në shtëpinë e tij, në Katalonjë. Në të njëjtën kohë ai ka vizituar dhe qendrën stërvitore të Xhironës, në të cilën po stërvitet kombëtarja e Polonisë.

Tekniku takoi stafin dhe lojtarët, teksa ndoqi stërvitjen nga afër. Spanjolli takoi dhe kapitenin Robert Levandovski. Të dy kanë qenë bashkë tek Bajern Mynih për disa sezone, ku fituan gjithçka në Gjermani dhe raporti ndërmjet të dyve ka qenë shumë i mirë.

Megjithatë kjo nuk shihet si një vizitë e zakonshme sepse tekniku i Mançester Sitit është në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë. Ndoshta Guardiola do të tentojë të bindë Levandovskin që të transferohet në Angli.

Polonia ndeshjen e radhës do ta luajë përballë Andorrës dhe është një hap larg kualifikimit për në Botëror. Polakët ndodhen në vendin e 2, në Grupin I me 17 pikë, dy më shumë se Shqipëria.

Related posts

Panucci: Në kombëtare ftoj më të mirët, Guri ia ka bërë vendin vetes

Sadik.Autor

“SUPERCOPA MARADONA”/ Hidhet ideja e çmendur për një ndeshje midis Argjentinës dhe Italisë. Ja DETAJET

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ ATLETICOS/ Trajneri Zidane: Do të luftojmë deri në fund për të fituar kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment