Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Realizoi tripletë ndaj Shqipërisë, shihni postimin me dhuratën e veçantë të Harry Kane (FOTO)

Anglia fitoi bindshëm ndaj Shqipërisë me rezultatin 5-0. Protagonist kryesor në këtë tirumf ishte kapiteni Herri Kejn, i cili realizoi tre gola.

Sulmuesi i Totenhemit ishte i pandalshëm, ku të tre golat i shënoi që në pjesën e parë dhe si rezultat mori topin me vete. 28-vjeçari është bërë lojtari i parë i kombëtares së Anglisë i cili ka realizuar një tripletë perfektë, një gol me kokë, një me këmbën e majtë dhe një me të djathtën që nga koha e lojtarit Dejvid Plet në vitin 1993.

Këtë arritje ai ka dashur ta ndajë me fansat nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.

“Natë perfekte! Një hap më pranë..”, thuhej në postim.

Në foto duket ai me topin e firmosur nga lojtarët e tjerë të Anglisë. Me tre golat e shënuar ndaj Shqipërisë, Kejn barazoi Uejn Runein për golat në kombëtare me 44 gola, në 66 ndeshje të luajtura.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Bardhi, sulmuesi Pandev ndëshkon Gjermaninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOJNË SËRISH LOJTARË TEK EMPOLI/ “Kuqezinjtë” gati 15 milionë euro për mesfushorin…

Delo.autor

GAZETA E FAMSHME ANGLEZE/ Telegraph: Si arriti Kosova ‘”Brazili i Ballkanit’”, ta ngushëllojë një vend të zhgënjyer

Isa.Autor

Leave a Comment