Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Zvicra triumfon me “POKER” dhe shkon në Katar, Italia në “play-off”

Kthehet makthi i Italisë për t’u kualifikuar në Botëror. Ashtu si përpara Botërorit në Rusi 2018 kur me Ventura, në playoff ndaj Suedisë, skuadra axurre nuk arriti të shkonte në eventin e madh historik, edhe tani, në mars, duhet të kalojë përmes playoff për të shkuar në Katar.

Një zhgënjim total për kampionët e Europës, që në Irlandën e Veriut bllokohen me rezultatin 0-0 dhe Zvicra, në anën tjetër, bombardoi Bullgarinë me rezultatin e thellë 4-0 duke festuar një kualifikim të merituar.

Një kualifikim që erdhi nga këmbët e Jorginho, që humbi penallti vendimtare ndaj Zvicrës.

Shaqiri & Co fituan sonte në pjesën e dytë 4-0 me golat e Okafor, Vargas, Itten dhe Freuler.

Related posts

Werner injoron të mëdhatë e Europës: Ardhja e tij ka ndryshuar gjithçka

Isa.Autor

Vetëm tifozët anglezë dinë të bëjnë gjëra të tilla (VIDEO)

Sadik.Autor

“Po më kalove përsëri do të t’i thyej këmbët dhe nuk do të shkosh në Kupën e Botës”

Q.Autor

Leave a Comment