Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter mposht Sheriff Tiraspol dhe mban gjallë ëndrrën europiane

Interi ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Sheriff Tiraspol (3-1) në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në takimin që u zhvillua në Sheriff Stadium, Nerazzurrët nuk arritën të realizonin në gjysmën e parë, porse të gjithë golat i shënuan në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 54 kur Marcelo Brozovic pranoi një top nga Arturo Vidal për ta zhbllokuar rezultatin.

Milan Skriniar ishte futbollisti tjetër që shënoi (66’), derisa Alexis Sanchez vetëm një minutë pasi hyri në lojë e vendosi rezultatin përfundimtar (82’). Adama Traore e realizoi golin e nderit për vendasit (90’+2)

Falë kësaj fitoreje, Interi është ngritur në kuotën e shtatë pikëve, një më shumë se Sheriff Tiraspol që tashmë ka rënë në vend të tretë.

Real Madridi është lider i Grupit D me nëntë pikë, dy më shumë se zikaltrit dhe gjithçka është e hapur në dy xhirot e mbetura.

Related posts

HYSAJ me shokë lajnë “mëkatin”/ Ja çfarë vlerësimi jep Ancelotti për skuadrën

Isa.Autor

SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”/ Kukësi mposht me “POKER” shkodranët dhe kërcënon rivalët

Delo.autor

NË PRITJE TË FIRMËS/ Inzaghi mbetet zikaltër, La Gazzetta zbulon detajet

F.autor

Leave a Comment