Futboll Sport

INTERI I THYEN KOCKAT/ Napolit i dëmtohen dy lojtarë kyç

Udhëtimi i Napolit në Milano nuk shkoi keq vetëm për sa i përket rezultatit, por mbi të gjitha për shkak të pasojave që la.

Spaleti humbi në këtë betejë dy nga ushtarët e tij më besnikë: Viktor Osimhen dhe Andre Anguisën. Sulmuesi ka lënë dje spitalin e Milanos për t’iu drejtuar Napolit aty ku sot pritet të kryejë edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Pas një përplasjeje gjatë ndeshjes me zikaltrit, nigeriani la fushën dhe në përfundim të sfidës, pas ekzaminimeve rezultuan fraktura të shumta në fytyrë, dëmtim që do ta lërë më shumë se një muaj jashtë. Napoli do të duhet të bëjë kështu pa sulmuesin kryesor të tij, i cili do të mungojë në mjaft ndeshje të rëndësishme të dhjetorit: ndaj Lacios, Sasuolos, Atalantës në Serinë A dhe Spartakut të Moskës e Lestërit në Europa League.

Shpresa e madhe e Spaletit është të rikthehet për ndeshjen me Milanin në 19 dhjetor, por kjo gjë duket disi e pamundur dhe është ngjallur frika se Osimhen mund të kthehet vetëm për Kupën e Afrikës, që detyrimisht e shtyn rikthimin te Napoli për në shkurt.

ANGUISA

ANGUISA – Nga ana tjetër, dhimbja e kokës e Spaletit është shtuar nga Anguisa, mesfushori kryesor i “Axurrëve” këtë sezon. Klubi ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve është konstatuar një lezion në muskulin aduktor të kofshës së majtë, gjë që do ta detyrojë 26-vjeçarin t’u nënshtrohet terapive.

Pavarësisht se në dukje vetëm një shqetësim muskulor, ky problem do ta lërë Anguisën të paktën tri javë jashtë fushave duke braktisur ekipin në një moment kyç të sezonit.

Related posts

GATI PËR REVOLUCIONIN E BUJSHËM/ Ja formacioni i Barcelonës me blerjet e mëdha (FOTO)

Delo.autor

Milan nuk kualifikohet në Champions, nis “fshesa” te kuqezinjtë

Sadik.Autor

MINUTË PAS MINUTE/ Kroacia dhe Danimarka do ta diskutojnë kualifikimin përmes penalltive

Isa.Autor

Leave a Comment