Futboll La Liga Sport

ISHTE TRAJNER I PËRKOHSHËM I “KATALANASVE”/ Barjuan: Sa keq të ikësh kur të japin një karamele si Barcelona

Sergi Barjuan ka dhënë konferencën e fundit të tij si trajner provizor i Barcelonës. Aventura e tij tek ekipi i parë i Barcelonës pati një kohë mjaft të shkurtër, vetëm tri takime.

Të tretin dhe të fundit do ta luajë pikërisht sot pasdite kundër Selta Vigos për t’i lënë më pas vendin Ksavi Hernandezit, i cili që nga dje është zyrtarisht trajneri i ri i Barçës.

Barjuan do të kthehet përsëri te ekipi B, por duke folur për mediat nuk e ka fshehur njëfarë pezmatimi për këtë aventurë kaq të shkurtër. “Kur të japin një karamele kaq të këndshme është normale që të ndiesh një farë zhgënjimi, por unë e dija situatën.

Klubi ma kishte bërë të qartë pozicionin. Personalisht jam i kënaqur, më mungon vetëm takimi kundër Selta Vigos, ku shpresojmë të bëjmë gjithçka mirë”, ka thënë trajneri në detyrë i katalanasve.

Serxhi Barjuan ka qëndruar dhjetë ditë në krye të stolit të Barçës dhe siç ka bërë vetë me dije kanë qenë ditë tepër intensive dhe ka mësuar shumë.

Related posts

Tërbohen tifozët, përplasje me lojtarët para stërvitjes (VIDEO)

Sadik.Autor

Cristiano Ronaldo “frikson” Portugalinë/ Ylli luzitan do të mungojë ndaj Blegjikës

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri përplas në tokë zyrtarin kundërshtar (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment