Futboll Kategoria Superiore Sport

“KUKËSI, RIVAL PËR TITULLIN KAMPION”/ Shehi: Nëse Tirana vazhdon me këtë ecuri…

Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Kukësit, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 19:45, e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore, përpara mediave është shfaqur trajneri i Tiranës, Orges Shehi i cili ka analizuar këtë duel:

Ndeshja ndaj Kukësit – “Kupa ishte e kaluara sepse na pret e ardhmja që është nesër përballë një kundërshtari që janë të dytët në klasifikim. Do të jetë një ndeshje e fortë, përmes rivalëve dhe të përgatitemi me gjithë forcat për ta trajtuar si sfidë shumë serioze dhe midis dy rivalëve për objektivat madhorë.”

Lodhja – “Ne kemi luajtur një ditë prapa, kemi bërë dhe disa minuta më shumë, ku kemi goditur dhe penalltitë. Lodhja te skuadra është prezentë, por këto dy ditë jemi munduar që të bëjmë një program sipas minutave të lojtarëve. Jo vetëm ato që kanë luajtur.”

Gjendja e skuadrës – “Gjendja është shumë e mirë dhe ana psikologjike e skuadrës është e fortë sepse lojtarët kanë dhënë gjithçka për atë kompeticion. Kemi problemin e Xhixhës, sepse do të jetë dy javë jashtë.”

Fitimi i parë i ndeshjes si kundërshtar me Kukësin – “Pyetjen që nuk e kam mundur asnjëherë si kundërshtar Kukësin, ma keni bërë edhe me Partizanin dhe të nesërmen fituam, shpresojmë që të jetë dhe fat që të fitojmë ne nesër. E kaluara ime është pak larg, nuk është shumë afër. Nga qenia ime atje shumë pak lojtarë janë në dispozicion. Disa detaje ose disa mendime i di për pjesën e mentalitetit se çfarë kërkojnë drejtuesit nga skuadra dhe këto faktor do të na ndihmojnë për të përgatitur një strategji tjetër.”

Kundërshtari direkt – “Nesër do të jetë një ditë ku skuadra do të luajë me një kundërshtar direkt, presim që të jemi akoma në vazhdimësi. Është ditë e rëndësishme për ne për pikët, është punë e gjatë dhe do të duhet të fokusohemi te paraqitja e skuadrës. Prioritet për ne do të jetë qëndrueshmëria e skuadrës, stabiliteti, forca e karakterit.”

Rivaliteti – “Çdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës, në kohët e sotme. Janë 6-7 skuadra që janë ndërtuar mirë dhe janë pretendente për objektiva madhorë dhe shkalla e vështirësisë nuk është vetëm ndaj Kukësit, por ndaj çdo skuadre. Kemi një ecuri të mirë, jemi të bindur për atë që bëjmë vetëm ne. Nëse vazhdojmë me këtë ecuri, përveç disa minutave të pjesës së parë me Dinamon në Kupë mendoj se jemi në rrugën e duhur.”, përfundoi Shehi.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG nxjerr në shitje “yllin” e skuadrës, tri skuadra në ndjekje

Delo.autor

“NUK BËJ SHAKA, JAMI ZOTI”/ Ibra show te Piers Morgan: A do të luaj te James Bond?

F.autor

E TRISHTË/ Mundësi Sumo i quajtur “fëmija më i fortë në botë” vdes në moshën 21 vjeçare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment