Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshohet axhenda, ja kur do të zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo…

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë ka pësuar një ndryshim në axhendë.

Sfida më e rëndësishme e kësaj faze ishte programuar të zhvillohej të mërkurën në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, por ky takim do të spostohet me një ditë më pas, ku do të luhet ditën e enjte në orën 19:45 në “AIR Albania”.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ku shkruan gjithashtu se të gjithë tifozët që dëshirojnë që ta shohin nga pranë këtë takim biletat mund t’i gjejnë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

Kupa e Shqipërisë- Ndeshja e rradhës:

Luhet të Enjten, datë 18/11/2021, ora 19:45 në stadiumin “Air Albania” ndeshja KF Tirana-FK Dinamo e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Biletat e takimit mund ti gjeni pranë biletarisë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndeshja do të transmetohet live në Supersport.

#forcaTirona #identitetitirona

Related posts

LAMTUMIRA MË AFËR SE KURRË/ Gati të largohet në fund të sezonit mesfushori i Milanit…

Delo.autor

Përfundon telenovela! Lewandowski përfundimisht do t’i takojë kësaj skuadre

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TEK INTERI/ Nga Gjermania tek “PERLA” kundër “Djajve të Kuq”, ja katër kuriozitetet për Cedric Soares

Delo.autor

Leave a Comment