Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL-ATLETICO MADRID/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Liverpooli dhe Atletico Madridi zhvillojnë një tjetër përballje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, kësaj radhe në Anfield.

Redsat i kanë fituar të tria ndeshjet e Grupit B duke e përfshirë edhe atë në Wanda Metropolitano ndaj Los Rojiblancos.

Në anën tjetër, skuadra spanjolle ka pikët barabarta me Porton (nga katër), pasi ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Jurgen Klopp dhe Diego Simeone, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat e tyre për këtë lojë.

FORMACIONET ZYRTARE

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Fabinho; Salah, Diogo Jota, Sadio Mané.

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Felipe, Giménez, Hermoso; Correa, Koke, De Paul, Carrasco; João Félix, Luis Suárez.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RENNESIT/ Tuchel thur elozhe: Ai mund të luajë kudo në fushë

Delo.autor

“KEMI KLASIKE BRENDA SHTËPISË”/ Etoo dhe Kluivert: Do të jetë viti i tyre te Real Madrid dhe Barcelona

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Gol dhe festa e “çmendur” nga mbrojtësi Andoni, Skuadra e tij fiton në Kretë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment