Futboll Seria A Sport

LLOGARITË MATEMATIKORE/ Si kualifikohet Milani në fazën e 1/8-ve të Champions-it

– Mposht si Atletikon e Madridit ashtu edhe Liverpulin.

 Porto humbet kundër Liverpulit në “Anfield” dhe barazon në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Atletikos së Madridit.

 Porto humbet si me Liverpulin ashtu edhe me Atletikon (me paktin që Milani të fitojë me të paktën dy gola diferencë në Madrid apo ta mbyllë me një diferencë golash më të mirë se spanjollët).

 Porto të barazojë kundër Liverpulit dhe Atletiko të mposhtë Porton në javën e fundit (me paktin që Milani të fitojë me të paktën dy gola diferencë në Madrid ose ta mbyllë me një diferencë golash më të mirë sesa spanjollët).

 Me këtë kombinim rezultatesh, Milani do të renditej me 7 pikë, që do t’i mjaftonin për të siguruar vendin e dytë në fund. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë kuqezinjtë do të bëheshin skuadra e tretë në historinë e Champions-it që pasi kishin grumbulluar 0 pikë pas 3 javësh, do të kualifikoheshin pas Njukasëllit në 2002-2003 dhe Atalantës në 2019-’20, që pas katër javësh kishte fituar vetëm një pikë. A do arrijë “Djalli” ta bëjë mrekullinë?

Related posts

Grosso largohet nga Bari, pritet zyrtarizimi te Verona

Sadik.Autor

Harry Kane jep sinjalin e largimit nga Tottenham, gjithnjë e më pranë Realit

Q.Autor

Mourinho dëshiron me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të Leicesterit

Sadik.Autor

Leave a Comment