Champions League Futboll Sport

“MILAN NA E MORI FRYMËN NË “SAN SIRO”/ Gimenez: Theo ka fuqi shtazore, kurse Ibrahimovic…

José Gimenez, mbrojtësi i Atletico Madridit, foli për Gazzetta dello Sport për ndeshjen e San Siros kundër Milanit, teksa sonte do të jetë përballja e dytë mes dy skuadrave…

“Nuk jam i interesuar të flas për arbitrat, por po, mund të them se në San Siro kemi përjetuar një ndeshje shumë të komplikuar. 20 minutat e para Milani luajti me një intensitet shumë të lartë dhe nuk na la të merrnim frymë dhe të sulmonim, filloi shumë mirë dhe goli na lëndoi, por më pas kur mbeten me dhjete ne e shfrytëzuam, filluam të sulmonim në krahë dhe duke grumbulluar njerëz në zonë. Ata u mbrojtën mirë, por në fund gjetëm golat që na dhanë pikë themelore”.

Gimenez më pas u ndal te Theo Hernandez që kthehet në Madrid si kundërshtar pasi e ka nisur karrierën në Akademinë “colchoneros”.

“E pashë pak këtu ne Madrid, sepse ai ishte në Cantera dhe më pas shkoi në huazim te Alaves pa shkuar në ekipin e parë. Por unë e shikoj atë duke luajtur dhe ai është mbresëlënës: ka forcë fizike shtazore”

Një koment edhe për Ibra: “Mosha gënjen. Unë kam qenë gjithmonë i parakohshëm në futboll dhe jam rritur duke përsëritur se nuk luan me kartën e identitetit në dorë.

Ibrahimovic është një lojtar në gjendje të përsosur fizike dhe ai është thelbësor për Milanin, ne e dimë shumë mirë këtë. Niveli i tij aktual nuk më habit sepse është pasqyra e një karriere të jashtëzakonshme”.

Related posts

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Trajneri i Kosovës publikon listën për LIGËN E KOMBEVE (FOTO)

Isa.Autor

“COPA AMERICA”/ Brazili mposht Perunë falë Paqueta dhe “fluturon” në finale

Delo.autor

CONTE E KËRKON NË EKIP/ Inter gati 50 milionë euro për yllin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment