Futboll La Liga Sport

PAS PREZANTIMIT/ Paga më e ulët në klub dhe klauzole e frikshme lirimi, Dani Alves vjen me risi te Barcelona

Dani Alvesh  iu bashkua Barcelonës të mërkurën për vetëm një euro në muaj, duke e mbajtur fjalën e tij për të ndihmuar klubin në çdo mënyrë të mundshme.

Por nëse 38-vjeçari nuk e sheh kontratën e tij e cila skadon qershorin e ardhshëm, Barça pretendon të marrë një shumë mjaft të madhe parash në rast të shitjes së tij. Sipas ‘’RAC1’’, klauzola e lirimit të brazilianit nga Barcelona është plot 100 milionë euro. Klauzola është e çuditshme duke pasur parasysh se Alvesh ka pagën më të ulët në mesin e të gjithë skuadrës së Barçës .

Barça shpreson se ribashkimi i Alvesh me Çavin do të frymëzojë grupin aktual të lojtarëve për të rikthyer ditët e lavdisë së klubit. 38-vjeçari kaloi tetë vjet në Katalonjë, duke fituar 6 tituj të La Liga-s dhe tre Liga të Kampionëve.

Në një fjalim për shokët e tij të rinj të skuadrës, Alves u zotua të mësojë nga të rinjtë e tij , por thotë se shpreson që ata të mësojnë një ose dy gjëra nga ‘i vjetri’.

“Është kënaqësi të jem këtu pas një kohe kaq të gjatë. Të kthehesh këtu është një nder, një kënaqësi. Unë vij për të mësuar nga ju, të rinjtë. Por nga e vjetra, dua të përcjell një gjë: tu demonstroj se çfarë përfaqëson ky klub dhe kjo fanellë’’, ishin fjalët e brazilianit në prezantim.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Të gjithë duan yllin e Ligue 1, Liverpool futet në garë mesfushor 23-vjeçar…

Delo.autor

“STRAKOSHA E EKZAGJERON ME TOPIN NË KËMBË”/ Reja: Kur erdha në Shqipëri, qesha me Dukën për…

Delo.autor

Dana White: Porieri një nga kandidatët për t’u ndeshur me Khabib

Sadik.Autor

Leave a Comment