Futboll Premier League Sport

PLAS REVOLTA TEK MANCHESTER UNTED/ Ronaldo-Fernandes nisin operacionin anti-Solskjaer

Ole Gunar Solskjaer rrezikon një revoltë në dhomat e zhveshjes së Mançester Junajtidit me yje si Bruno Fernandesh dhe Kristiano Ronaldo, të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e fundit. Norvegjezi është në fije të perit pas formës së dobët që po kalojnë “Djajtë e kuq”, veçanërisht me humbjet 5-0 kundër Liverpulit dhe derbit me Sitin 2-0 në “Old Trafford”.

Junajtid ka humbur 6 nga 12 ndeshjet e fundit dhe sot janë 9 pikë pas kryesuesve të Çelsit në Premier Ligë, duke kompromentuar shanset e tyre për titull këtë sezon. “DailyMail” shkruan se revolta është në prag shpërthimi dhe nëse lojtarët që deri tani kanë dalë në mbështetje të norvegjezit dalin kundër, ky mund të jetë fundi për teknikun 48- vjeçar, i cili deri tani ka pasur mbështetjen e bordit.

Fernandesh është një nga shumë lojtarët e Junajtidit, i cili beson se Solskjaer nuk i ka dhënë skuadrës një plan të qartë. Tekniku vendosi të ndryshonte skemë pas humbjes me Liverpulin, duke iu rikthyer mbrojtjes me tre vetë në sfidën kundër Totenhemit, e cila rezultoi një sukses në fitoren 3-0. Por ky sistem dështoi të funksiononte kundër Atalantës në Champions dhe Sitit në Premier Ligë. Në dhomat e zhveshjes ekziston shqetësimi se Ole nuk ka bagazhin taktik të kolegëve të tij Pep Guardiola apo Jyrgen Klop dhe Tomas Tuhel.

I njëjti shkrim pretendon se Kristiano nuk është aspak i kënaqur me standardet e skuadrës, e cila nuk ka të krahasuar me ato të një dekade më parë, kur ai luante në “Old Trafford”. Ajo që nuk po kapërdihet nga lojtarët janë edhe disa nga zgjedhjet e teknikut, siç është lënia jashtë skuadrës e mesfushorit holandez, Doni van de Bek, ndërsa sulmuesi Xhesi Lingard, i cili shkëlqeu në huazim tek Uest Hemi sezonin e shkuar, ka pasur gjithashtu shumë pak hapësira.

ZERO KONTAKT ME ROXHERSIN
Emri i Brendën Roxhersit është në krye të listës së dëshirave të bordit në rast shkarkimi të trajnerit. Por “DailyMail”, ka kontaktuar me menaxherin e trajnerit të Lestërit dhe ai ka siguruar se deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt me Mançester Junajtidin. Drejtuesit e “Djajve”, duan që të mos ndryshojnë stol të paktën deri në fund të sezonit, por nëse skuadra do të vazhdojë rënien e lirë, atëherë do të jenë të detyruar të marrin një vendim drastik.

Pas pushimit të kombëtareve, ndeshjet e radhës për Junajtidin do të jenë Uotfordi, Çelsi, Arsenali dhe Kristal Palasi.

Related posts

Ishi i Falcaos shkëlqen në biznes

Sadik.Autor

HYSAJ PËSOI DËMTIM HORROR/ Ja si është gjendja e mbrojtësit shqiptar

Delo.autor

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United mposht me përmbysje Tottenham, humbje historike për Mourinho-n

Delo.autor

Leave a Comment