Champions League Futboll Sport

REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK/ Ancelotti i bindur: Zakonisht “Los Blancos” nuk gabon në ndeshjet e mëdha

Trajneri i Realit të Madrid it, Karlo Ançeloti, është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Shahtjorit. Tekniku italian e ka vlerësuar shumë përballjen ndaj ukrainasve. Ançeloti ka deklaruar se një fitore do ta afronte Realin me kualifikim, ndërsa çdo rezultat tjetër do ta ndërlikonte situatën dhe do t’i detyronte “Los Blancos” të fitonin më pas dy përballjet e mbetura.

NDESHJA – “E njohim mirë kundërshtarin dhe një fitore do të thoshte shumë në këtë moment. Nëse humbasim do të jemi të detyruar të fitojmë dy takimet e fundit në grup, ndërsa një fitore do të na afronte me objektivat. Jam i qetë, sepse zakonisht Reali nuk i gabon këto ndeshje kaq të rëndësishme”.

HAZARD – Trajneri i Realit i ka dhënë kurajë edhe sulmuesit Eden Hazard, i cili po vuan shumë në këtë fazë të sezonit. “Hazard po stërvitet mirë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe nuk e kemi fshehur asnjëherë. Rëndësi ka të ketë besim në vetvete, sepse do të vijë dhe momenti i tij. Të gjithë, përfshi Hazardin, duhet të marrin shembull nga Mariano. Ai nuk kishte luajtur fare, por erdhi momenti i tij dhe u paraqit mirë, duke treguar profesionalizëm”.

PROBLEMET NË SHTËPI – “Duket sikur ka një ngërç. E nisëm shumë mirë, duke fituar, por më pas kanë ardhur 3 ndeshje radhazi pa fitore në fushën tonë. Rëndësi ka të vazhdojmë të krijojmë raste, duke luajtur shpejt, vertikalisht, me cilësi. Problemet do të zgjidhen shpejt, nëse e bëjmë këtë gjë”. Trajneri italian ka folur edhe për situatën e lojtarëve të jerë që kanë pasur probleme me dëmtimet apo me aktivizimin e paktë si Bejl, Asensio e Joviç. Ylli i Uellsit është pranë riaftësimit të plotë, ndërkohë që për Asension e Joviçin konkurrenca është tepër e fortë, teksa para tyre janë lojtarë si Rodrigo e Benzema.

Related posts

XHAKA NUK PRANON TË VAKSINOHET/ Tifozët e Zvicrës “masakrojnë” pasi del me Covi-19. Reagon Federata…

Delo.autor

TOTTENHAMI PA SULMUES/ Pochettino: Është një mundësi e mirë për ne

Delo.autor

“MË KËRKON NDIHMË ME MUSKUJT E BARKUT”/ Partnerja zbulon sekretet e Lewandowskit: Në fillim ha ëmbëlsirën…

Delo.autor

Leave a Comment