Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Hysaj: Do të futemi në fushë me idenë për të fituar ndeshjen dhe…

Elseid Hysaj është shfaqur sot para mediave në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorrën, duke treguar se si është situata në grupin kuqezi pas humbjes me Anglinë. Ai mendon se disfata ishte deri diku e pritshme e zhgënjimi ishte më shumë për përmasat e humbjes.

“Është një humbje e thellë dhe na ka ulur paksa moralin. Por në këto ditë qe kemi kaluar të gjithë bashkë, shoh çunat që po mundohen ta harrojnë atë rezultat dhe mendoj se është një rezultat për t’u harruar. Duhet të jemi të përqendruar që të bëjmë një mbyllje të mirë.

Anglia ka lojtarë shumë të mëdhenj, me nivel të lartë, normale që të na vendosin në vështirësi. Gjëja më e keqe që ndodhi ishin golat që pësuam, se ishin 5. U munduam të krijojmë mbrojtje të fortë, por edhe u dëmtuan 2-3 lojtarë direkt. Duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë por ishte Anglia dhe lojtarët e saj janë ndër yjet e botës.

Duhet ta kujtojmë që Andorra është skuadër që bezdis të gjithë ekipet, siç e kemi parë edhe me Poloninë. Nuk është e lehtë të përballet, por në historinë tonë jemi përmirësuar, jemi rritur më shumë se përpara dhe besoj se duhet ta dimë që Andorra është ekip i vështirë dhe duhet punë. Jo se jemi në shtëpi e do të fitojmë lehtë, thjesht të jemi të duruar dhe kur të na shfaqet mundësia, ta shfrytëzojmë.

Vendi i tretë duhet të sigurohet nga kjo ndeshje, rrezikojmë, por jemi duke punuar ëpr të rregulluar gabimet që kemi bërë. Besoj te ky ekip dhe do të futemi në fushë me idenë për të fituar ndeshjen dhe të futemi në fushë për 18 pikët tona”, tha Hysaj.

Related posts

E KRYER/ Inter arrin marrëveshje personale me Kumbullën deri më…

Delo.autor

KAOS TEK “DJAJTË”/ Lojtari i Man United bën gati valixhet, do të shkojë në…

Isa.Autor

HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho nuk e fal, Kumbulla në janar pritet të transferohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment