Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Lojtari i momentit te Tirana humbet Derbin dhe rrezikon ndeshjen ndaj Kukësit

Redon Xhixha nuk do të luajë në sfidën me Dinamon në Kupën e Shqipërisë. Gjatë stërvitjes së ditës së hënë lojtari ka ndier dhimbje në këmbë dhe për këtë qëllim gjatë ditës së martë nuk është stërvitur fare me grupin.

Sulmuesi më shumë ka vrapuar rreth fushës. Stafi mjekësor dhe ai teknik, për të mos rrezikuar lojtari në ndeshjet e ardhshme, nuk do ta aktivizojë në takimin e Kupës së Shqipërisë me Dinamon.

Po punohet gjithashtu që të jetë gati për takimin me Kukësin, ndonëse te Tirana nuk duhet të rrezikojnë, duke iu ruajtur një dëmtimi të mundshëm. Do të shihet edhe sot ecuria e dëmtimit të Xhixhës, por sulmuesi e ka mbyllur me Dinamon.

SKUADRA – Përveç Marsel Ismajlgecit që bashkohet sot me ekipin, Tirana është plotësuar e gjitha dje. Me grupin kanë qenë Bekaj, Totre, Seferi e Hoxhallari. Të katërt kanë lënë kombëtaret dhe kanë nisur punën nën urdhrat e Orges Shehit. Trajneri dje paradite ka punuar me skuadrën për të qenë gati për sfidën e sotme me Dinamon dhe atë të ditës së hënë me Kukësin.

FORMACIONI – Orges Shehi ka ndërruar sërish mendim. Në mungesë të Xhixhës, trajneri ka vendosur që të aktivizojë më të mirët që ka në dispozicion. Nga minuta e parë do të jenë Bekaj në portë, në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Behiratçe e Ismajlgeci. Në mesfushë, Toli, Totre e Limaj. Në sulm, me shumë mundësi do të luajë treshja Seferi, Ngo dhe Hoti.

Gjithashtu, mund të kemi edhe rokadë të vogël për të ruajtur ndonjë prej titullarëve për ditën e hënë. Gjithsesi, duke parë që Kukësi është larg, Tirana do të tentojë përmbysjen e madhe në Kupën e Shqipërisë. Për t’u kualifikuar, i duhen tre gola diferencë.

Related posts

Formula 1/ Kontrata e re me Red Bull, ky është kushti i Ricciardo

Sadik.Autor

Ndeshje spektakolare në Romë, anglezët kalojnë përsëri në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

SEZONI I TURBULLT TEK REAL MADRIDI/ Isco del publikisht kundër trajnerit Solari

Delo.autor

Leave a Comment