Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Shtohen problemet për Shehin, në ankth për titullarin. Ja gjendja tek “bardheblutë”…

Tirana mendon për Skënderbeun, por sytë i ka nga infermieria. Skuadra bardheblu humbi mbrojtësin Zhozenin Behiratçe për arsye dëmtimi. Lojtari nuk u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa Tirana menjëherë dje ka kontrolluar gjendjen e lojtarit.

Do të bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të parë shkallën e shqetësimit apo mbrojtësi do të jetë i gatshëm për Shehin në fundjavë ndaj Skënderbeut. Behiratçe i bashkohet Xhixhës së dëmtuar që do të qëndrojë të paktën dy javë pushim. Gjithsesi, sot pritet që skuadra të dalë në stërvitje dhe aty do të shihet gjendja e gjithë grupit, përfshirë Behiratçen. Kujtojmë që Tirana humbi për herë të parë pas shumë ndeshjesh një përballje kampionati.

NAJDOVSKI – Problemi tjetër i Tiranës është Filip Najdovski. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë dhe tani është në kuotën tre. Nëse ndëshkohet edhe në Korçë, atëherë maqedonasi qëndron pushim në sfidën me Egnatian dhe problemet me dëmtimet mund të kushtëzojnë Tiranën.

FORMACIONI – Edhe pse deri të shtunën skuadra mund të ketë sërish ndryshime dhe hyrje e dalje, duke llogaritur mungesën e Behiratçes dhe Xhixhës, skuadra androhet në 11- shen titullare. Kështu, Bekaj do të jetë në portë, më pas Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci.

Në mesfushë Toli, Limaj e Totre, ndërsa në sulm, Ngo, Seferi dhe Gjumsi, Përgjoni ose Beshiraj, në varësi të pozicionimit që do të bëjë Shehi. Ekipi ndryshon në varësi të gjendjes së ekipit.

STATISTIKAT – Kukësi vazhdon të jetë macja e zezë e Tiranës. Në tri kampionatet e fundit gjithmonë ka mundur bardheblutë, me përjashtim të sfidës ku Tirana fitoi, kaloi verilindorët dhe fitoi titullin kampion. Në dhjetë takimet e fundit, Kukësi ka mundur Tiranën gjashtë herë, dy herë kanë fituar bardheblutë dhe dy ndeshje kanë dalë në barazim.

DINAMO – Një nga arsyet që Tirana zhgënjeu ditën e hënë është Dinamoja. Bardheblutë shtynë kot ndeshjen e Kupës dhe humbën një ditë. Luajtën 120 minuta bashkë me penalltitë dhe në fund rezultoi që ngarkesa e madhe u vu re në fushën e lojës. Kukësi ishte më i freskët dhe kjo u pa në fund të lojës, ku vendësit ishin më lart se Tirana.

KALENDARI-Tirana ka një kalendar sa të lehtë, aq edhe të vështirë. Bardheblutë, në katër ndeshjet e radhës, tri prej tyre i luajnë jashtë fushe. Kështu, duke filluar nga Skënderbeu-Tirana dhe Egnatia-Tirana, të dyja sfidat e fazës së dytë luhen jashtë kryeqytetit. Tirana, më pas, pret Kastriotin dhe e mbyll duke udhëtuar në Laç. Bardheblutë luajnë në tri transferta në katër ndeshjet e radhës, ndërsa dy ndeshje jashtë i kanë radhazi brenda dy javëve.

Related posts

MBRETI I EUROPA LEAGUE/ Askush si Lukaku! Ja rekordi që vendos ylli belg

Delo.autor

VITET PËR TË JANË THJESHT NUMRA/ Shikoni spektaklin e RONALDOS në 2018-të (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO NË ITALI/ Blerje, shitje, negociata: Kjo është situata e skuadrave të Serisë A

Isa.Autor

Leave a Comment