Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË TURQI/ Cikalleshi bën “bomberin”, ylli i Kombëtares vendimtar për Koniasporin me dopietë (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi rikthehet te goli teksa ka realizuar një dopietë mesditën e sotme me Koniasporin e tij në ndeshjen ndaj Gëztepesë.

Kavajasi realizoi në minutën e 25 të takimit teksa u gjend në kohën dhe momentin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë pas një pasimi në shtyllën e dytë dhe duke zhbllokuar sfidën.

31-vjeçari shënoi sërish në minutën e 72 pasi i largohet mjaft mirë mbrojtësave duke realizuar dhe dhuruar tre pikët skuadrës së tij sot në kampionat.

Cikalleshi ka realizuar kështu pas një periudhe të gjatë ku i mungonte goli që prej 21 shtatorit në fitoren ku Koniaspori arriti ndaj Altajit në Superligën turke.

Me këtë sukses, Koniaspor klasifikohet në vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve.

Related posts

“MË MËRZITI”/ Skandal tek Tottenham, plas sherri mes Jose Mourinho dhe Delle Alli

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Titulli pas 29 javësh, Manchester City do kishte dy trofe më pak

Delo.autor

BARCELONA/ Cubarsi kërkon falje për penalltinë e shkaktuar në Champions

F.autor

Leave a Comment