Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-ANDORRA/ “Kuqezinjtë” kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Shqipëria mbyll ndeshjet eliminatore të Botërorit sot me ndeshjen ndaj Andorrës, duke synuar që të sigurojë tre pikë për rekordin absolut të 18 pikëve në një grup kualifikues.

Kuqezinjtë duan të ruajnë edhe vendin e tretë në klasifikim e padyshim luajnë me objektivin e vetëm fitoren. Megjithatë, ekipi vjen në këtë sfidë me shumë mungesa mes dëmtimesh e pezullimesh, me trajnerin Reja që ka improvizuar rreshtimin e tij.

Kështu, shfaqet Roshi në të djathtë e Hysaj në të majtë, me Hoxhallarin në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Çekiçi dhe Laçi luajnë para Ramadanit. Ndërsa në sulm bie në sy se përveç Uzunit, është në fushë edhe Seferi nga minuta e parë, një lojtar i cili deri dy ditë më parë nuk ishte pjesë e grupit kuqezi dhe u thirr vetëm nga emergjenca e krijuar.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi.
Trajner: Edi Reja

Andorra: Gomes, San Nikolas, Garsia, Alavedra, Cervos, Vieira, Martinez, Puzhol, Alaez, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez

Related posts

“KAM RUAJTUR LOPËT PARA SE TË BËHESHA FUTBOLLIST”/ Rrëfimi i yllit të Kosovës që shkroi historinë me Lokomotivën e Zagrebit

Delo.autor

ZVICËR-GJERMANI/ Zviceranët kërkojnë të surprizojnë në këtë përballje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SULMUESI NXJERR “BLOF” MEDIAT/ Prezantohet me fanellën e ekipit të ri

F.autor

Leave a Comment