Futboll Sport

SKANDAL NË PERU/ Armë dhe drogë me vete, arrestohet ish-futbollisti i skuadrës spanjolle

Ish-futbollisti i Majorkës në kampionatin spanjoll, Brajan Reina është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga autoritetet peruane me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe posedimin të drogës.

23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës peruane Akademia Deportiva që pas skadimit të kontratës me Majorkën në fund të sezonit të shkuar, skuadër ku u aktivizua për 5 vite. Sulmuesi ishte larguar për të njëjtat arsye nga skuadra spanjolle, pasi ishte shumë problematik në sjelljet e tij. Rejna është ndaluar gjatë një kontrolli në makinë, ku gjendej së bashku me një shok të skuadrës. Policia ka dalë me një njoftim ku ka sqaruar të gjithë dinamikën duke bërë pulbike dhe sendet e jashtëligjshme që iu gjendën 23-vjeçarit.

“U gjet një armë zjarri e zezë e markës Browning, model CZ-83, Caliber 9, me mbishkrime Made in Czech Republic, pa numër serial, e pajisur me një gëzhoja prej 12 predhash municioni”, shkruhet në njoftimin e policisë. Kjo çështje ka bërë bujë në Spanjë pasi duke ditur popullaritetin që ka futbollit ky nuk është shembulli më i mirë që një futbollist mund të japë.

Related posts

GJERMANI-SPANJË/ Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël mes dy ekipeve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK KURSEHET PËR PANUCCIN/ Hysaj: Nuk e di nga i buronte ai mosbesim por…

Delo.autor

INTERI “fërkon duart”/ Ylli kroat javës tjetër kryen vizitat në Milano

Isa.Autor

Leave a Comment