Futboll Sport

STATISTIKA NEGATIVE/ I skadon kontrata në fund të muajit, Federata e Azerbaixhanit merr vendimin për De Biasin

Miqësorja ndaj Katarit e cila përfundoi në barazim 2-2, mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Xhani De Biazit në pankinën e Azerbaixhanit.

Ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare i skadon kontrata më 30 nëntor dhe sipas asaj që shkruan “TuttoMercatoWeb”, Federata e Azerbaixhanit të Futbollit nuk ka ndërmend që t’ia rinovojë kontratën italianit.

Për 65-vjeçarin në stolin e përfaqësueses azere bilanci është negativ, ku ka arritur të fitojë 2 ndeshje ndaj Qipros dhe Bjellorusisë, duke barazuar 6 dhe humbur 12.

Përveç Shqipërisë dhe Azerbaixhanit, De Biazi gjithashtu ka stërvitur dhe skuadrat e Alavesh, Udinezes, Torinos, Breshias dhe Levantes.

Related posts

CROTONE-MILAN/ Pioli u beson Tonalit dhe Diazit që nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Monaco i bashkohet PSG-së në finale të Kupës

Q.Autor

PLAS TE REALI I MADRIDIT/ Karlo Ançeloti kundër Kurtuasë: Mos i jep… gojës!

F.autor

Leave a Comment