Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

STATISTIKAT E KOMBËTARES/ Hysaj “mbreti” i minutave dhe Broja golashënues, asnjë penallti e shkaktuar

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli këtë fushatë kualifikuese në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Polonisë, duke grumbulluar 18 pikë. Në përfundim të të gjitha ndeshjeve, gazeta “Panorama Sport” ju sjell disa statistika për ekipin kombëtar dhe lojtarët e saj.

* Armando Broja është golashënuesi i Shqipërisë në këto eliminatore. Sulmuesi ka shënuar 3 gola në 227 minuta të luajtura në total.

* Tetë nga 12 golat e Shqipërisë, i kanë shënuar lojtarët sulmues. Broja 3, Uzuni 2, Manaj 2, Cikalleshi 1.

* Lojtari që ka marrë më shumë minuta është mbrojtësi Elseid Hysaj me 801 të tilla.

* Asnjë nga futbollistët e Kombëtares nuk ka shkaktuar penallti në 10 ndeshjet e zhvilluara.

* Gjithsej në këto eliminatore për Shqipërinë kanë luajtur 34 lojtarë të ndryshëm.

* Me zero barazime e ka mbyllur Kombëtarja këtë edicion në grup. Në total 6 fitore dhe 4 humbje.

* Lojtari që është ndëshkuar më shumë me karton të verdhë nga të gjitha kombëtaret është Klaus Gjasula, plot 6.

* Futbollisti më shtatlartë ka qenë mbrojtësi Kastriot Dermaku, 195 cm.

* Sa u përket kartonëve të kuq, asnjë lojtar i Kombëtares nuk është ndëshkuar.

* Vetëm katër lojtarë nuk u aktivizuan në këto eliminatore, Selmani, Çepele, Kallaku dhe Kamberi.

* Lojtarët që kanë asistuar më shumë janë dy fierakët, Odise Roshi dhe Keidi Bare, me nga tri asiste.

* Asnjë nga lojtarët e Kombëtares nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet e këtyre kualifikueseve. Nga 10 ndeshje në total, Hysaj ka marrë pjesë në 9 prej tyre.

* Myrto Uzuni është lojtari që ka goditur më shumë portën e kundërshtarëve. Gjithsej, 10 goditje.

* Nga mesfusha më shumë minuta është aktivizuar Keidi Bare 610’, ndërsa nga reparti i sulmit, Uzuni 641’.

* Lojtari që ka më shumë driblime të kompletuara është Myrto Uzuni me plot 10 të tillë.

* Mbrojtësi Ardian Ismajli ka kompletuar 29 spastrime, më shumë se të gjithë.

Related posts

Florentino Perez sjell një kolumbian për të përforcuar krahun e majtë

Q.Autor

E FUNDIT/ Kaosi në supersfidën Brazil-Argjentinë, merret vendimi final mbi fatin e ndeshjes

Delo.autor

Erzeni bën mrekullinë, kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj

Sadik.Autor

Leave a Comment