Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Fitoren e fundit e ka me Milanin kur drejtonte Lacion, Inzaghi me sindromën “big”

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka një problem me të mëdhenjtë. Barazimi i fundit kundër Milanit në derbin e “Madoninës” ka rikthyer në kujtesë një shqetësim jo të vogël të teknikut aktual të zikaltërve në raport me skuadrat e konsideruara si kandidate për trofe në Itali ose ndryshe “7 motrave”.

Edhe pse sezoni aktual i Interit nuk ka qenë negativ, problemet nuk kanë munguar dhe janë disa gjëra të vogla që duket se i prishin gjumin teknikut të Interit.

E vërtetë është se Interi nuk ka fituar asnjë nga katër takimet kundër rivalëve direktë me të cilët është përballur deri më tani në Serinë A; numëron një humbje dhe tri barazime. Përtej këtyre rezultateve në Serinë A, Interi ka dështuar edhe në Champions përballë Realit të Madridit ku u mund në takimin e parë 0-1 në Milano.

DËSHTIMET ME TË MËDHENJTË

Simone Inzagi vlerësohet si një nga trajnerët e rinj më premtues në Europë. Jo më kot Interi i besoi atij mbrojtjen e titullit pas largimit të Antonio Kontes në verë. Ecuria e tij mund të vlerësohet deri diku pozitive, por natyrisht që ka dhe probleme. Dhe ato vijnë përballë të mëdhenjve.

Në karrierën e tij ai numëron plot 35 humbje në 66 takime të luajtura kundër “big”-ëve, që do të përktheheshin si 53% humbje, një shifër kjo vërtet domethënëse. Fitoret janë 16, teksa në drejtimin e Lacios dhe tani të Interit ai ka fituar vetëm një nga nëntë takimet e fundit në përballjet direkte – 3 barazime dhe 5 humbje – dhe kjo ndodhte kur ishte ende trajner i Lacios. Po i referohemi 3 prillit të këtij viti kur bardhekaltrit shpartallonin Milanin 3-0.

INTERI – Edhe tek Interi shifrat nuk janë shumë “rozë” edhe pse zikaltrit me rifillimin e kampionatit këtë fundjavë e gjejnë veten në vendin e tretë 7 pikë larg dyshes kryesuese Milan-Napoli, ky i fundit rival këtë fundjavë. Duke analizuar përballjet direkte kundër të mëdhenjve, Interi mban vendin e pestë në këtë klasifikim të veçantë, një tregues i vështirësive të zikaltërve kundër skuadrave me të cilat garon për titullin në Serinë A.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja bën jehonë në Malin e Zi: Është nga ana shqiptare e Liqenit të Shkodrës

Delo.autor

“E DIJA SE DO TË ZIHESHIM”/ Mido dhe Roy Keane, një picë për të kuptuar se nuk e duronin njëri-tjetrin

Delo.autor

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Bombarohet porta e Real Madrid, traversa i vjen në ndihmë të Courtois (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment