Futboll Seria A Sport

“VEZUVI SHPËRTHEU”/ Turpi i tifozëve të Interit, thirrje raciste ndaj napoletanëve

Interi fitoi një ndeshje të vështirë ndaj Napolit me rezultatin 3-2. Por përveç fitores një tjetër gjë që ra në sy ishin koret e ultrasve të zikaltërve ndaj kundërshtarëve.

Në shkallët e stadiumit u dëgjuan kore aspak të këndshme duke ironizuar vullkanin Vezuv, që ndodhet në qytetin e Napolit.

“Vezuvi i lau ata me zjarr. Vezuvi shpërtheu, Napoli u shkatërrua”, ishin disa nga koret. Këto sjellje nuk janë të tolerueshme dhe shpesh janë marrë dënime të rënda për skuadrat. Në këtë sezon u ndëshkuan tifozët e Romës për sjelljet raciste ndaj Ibraimoviçit dhe Kesit.

Nuk dihet nëse Interi do të dënohet për këtë rast, por disiplina sportive në Itali është shumë e rreptë kur vjen puna tek barazia

Related posts

Conte e mohon se Chelsea po e kërkon mbrojtësin e Juventusit

Q.Autor

Agjenti i Bale siguron qëndrimin te Reali, por në Spanjë e nxjerrin blof

Sadik.Autor

“AI KA NDRYSHUAR GJITHÇKA”/ Legjenda Sacchi duartroket Italinë “dominuese” dhe i jep meritat Mancinit

Delo.autor

Leave a Comment