Futboll La Liga Sport

ANALIZON SITUATËN NË “CAMP NOU”/ Jabois: Ajo që i ndodhi me Figon po përsëritet fatkeqësisht te Barcelona

Rinovimi i Ousmane Dembélé po shkakton më shumë dhimbje koke në zyrat e “Camp Nou”. Nënshkrimi i një kontrate të re është i komplikuar pas takimit të fundit mes klubit dhe lojtarit francez. Në “El Larguero”, Ramón Besa dhe Manuel Jabois analizuan situatën që po përjeton Barcelona me anësorin transalpin.

Për gazetarin galician, nënshkrimi i francezit është i ngjashëm me situatën e përjetuar gjatë largimit të Figos dhe investimet e bëra për të kanë shkuar dëm. Më herët ishte Neymar që u largua dhe solli 222 milionë euro në arkat e katalanasve, një pjesë e të cilave u investuan për nënshkrimin e Dembélé.

“Dembélé është 100% një lojtar i madh. Ai ka kushte të jashtëzakonshme, por nuk ka mendje të qetë. Unë flas për fushën. Ai është një lojtar spektakolar, por kurrë nuk u soll si profesionist i madh. Ka ndodhur pak si me Figon, duhet të kesh gjakftohtësi që të dish ta vlerësosh”, – tha gazetari i “El País”.

Ramon Besa siguroi se Dembélé po bën atë që bën më së miri në këto negociata: driblimin: “Asgjë nuk më habit. Dembélé është një personazh që i driblon të gjithë, madje është i aftë të driblojë edhe veten. Është pasojë e investimit të keq të 222 milionëve të Neymar”.

Related posts

MONACO/ Fabinho jep lajmin e bujshëm: Ky është sezoni im i fundit

Q.Autor

STATISTIKA/ Bayern Munich tabu, Barcelona sheh fantazmat e 2000

Delo.autor

ZBULON PROJEKTIN E TIJ/ Pique: Himni i Champions League do të këndohet tek…

Delo.autor

Leave a Comment