Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA/ Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Teuta dhe Kukësi kanë ndarë pikët në takimin e sotëm në Abissnet Superiore, duke mos bërë hapa para në luftën për titull ku janë përfshirë të dy skuadrat.

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” dhuroi spektakël vetëm në pjesën e parë, që u luajt me ritëm më të lartë, pasi u shënuan dhe më pas u anuluan dy gola për verilindorët, ndërsa secila skuadër goditi edhe nga një herë shtyllën.

Pjesa e dytë ishte plotësisht e kundërta, me lojë në mesfushë, shumë faulle e shumë gabime në pasime, duke çuar rrjedhimisht drejt një barazimi pa gola që nuk lëviz dy skuadrat në pozicionet ku janë në renditje.

Related posts

“NUK MË FRIKËSON TËRHEQJA NGA FUTBOLLI”/ Chiellini tregon objektivin: Juventus e dëshiron që nga 1996

Delo.autor

BASKETBALL/ Euroleague, ekipet ruse dhe spanjolle dominojnë turneun

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel apo Leclerc? Ferrari merr vendimin për pilotin favorit

Delo.autor

Leave a Comment