Bundesliga Futboll Sport

DIAGNOZA E MBROJTËSIT TË BAYERN/ Ujë në mushkëri, kardiologu: Rasti i Kimmich është serioz

Trajneri Julian Nagelsman u shpreh në konferencën për shtyp se nuk shqetësohej shumë për gjendjen shëndetësore të Joshua Kimishit.

Mediat gjermane shkruan dje situatën reale që po kalon mesfushori i Bajernit. Sipas një diagnoze të detajuar, mushkëritë e gjermanit kanë një përqindje të vogël ujë, çka nuk mund të lejojë lojtarin të zbresë në fushë bashkë me shokët e skuadrës. Për “Sky” foli dhe mjeku ekspert, Hainc Vilhem Eser, i cili tregon dhe shkallën e problemit të lojtarit.

“Kimish po vuan nga një ftohje e mushkërisë si pasojë e depërtimit të ujit në mushkëri, një gjendje e shkaktuar nga COVID-i. Nëse Joshua do të ishte vaksinuar, atëherë situata nuk do të shkonte deri në këtë pikë pasi antitrupat do ta luftonin më seriozisht infeksionin. Atij do t’i duhet të shërohet plotësisht përpara se të zbresë sërish në fushën e lojës.

Për momentin do të ishte një mundim i madh për të që të nisë të vrapojë”, tha Eser. Ndërkohë që te Bajerni të njëjtin problem ka edhe sulmuesi kamerunas, Erik Çupo-Moting, i cili gjithashtu u infektua me COVID.

Ai ende nuk ka zbritur në fushën e stërvitjes edhe pse ka dalë nga karantina. Ashtu si Kimish, edhe Çupo-Moting bën pjesë te lojtarët që nuk janë vaksinuar ende. Një situatë që ka sjellë shumë kaos te kampionët e Gjermanisë të cilët po mendojnë ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Tre ekipe të mëdha në sulm për liderin e Milanit, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

NDJEK ME VËMENDJE ZHVILLIMET E “BAVAREZËVE”/ Ribery jep alarmin: Bayern ka nevojë për cilësi, duhet të…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Agjenti i Vlahovic mbërrin nga Beogradi, afrojnë vizitat mjekësore me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment