Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ “Përbindëshi” Ronaldo mund të kthehet përsëri tek Real Madrid në janar

Sipas britanikes ‘Football Insider’, Real Madrid po planifikon një ribashkim të bujshëm në janar me superyllin e Man United, Cristiano Ronaldo.

Gjigantët spanjollë besojnë se emërimi i Ralf Rangnick ne krye te Man. United ka hapur potencialisht derën për një lëvizje në mes të sezonit.

Një burim ka thënë për Football Insider se Reali po monitoron situatën e Ronaldos në janar dhe mund të bëjë një lëvizje nëse gjërat ndryshojnë tek Man United.

“Ka një ndjenjë mes atyre që janë afër Man United se lojtari portugez i të gjitha kohërave, 36 vjeç, është i papërshtatshëm për lojën e presionit të lartë që Rangnick po kërkon të zbatojë”, shkruan Football Insider.

Statistikat e vrapimit dhe sprintit të United ishin menjëherë më të larta në ndeshjen e  parë në krye, në fitoren 1-0 të fundjavës së kaluar në Premier League ndaj Crystal Palace.

Ronaldo tashmë është larguar nga Man United për Realin një herë në karrierën e tij, në vitin 2009.

Ai pati nëntë vite plot gola te gjiganti spanjoll, ku shënoi 450 gola nga 438 ndeshje.

Portugezi iu bashkua Unitedit në verë ku nënshkroi një kontratë dyvjeçare.

Related posts

SHKËLQYEN NË KAMPIONATIN KROAT/ Dy lojtarët e Kombëtares bëhen pjesë e formacionit të…

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ “Gardiani” Donnarumma e ka ndarë mendjen për të ardhmen

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Irlanda-Zvicër, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment