Futboll La Liga Sport

“E NJËJTA HISTORI ME MUA”/ Suarez nuk pranon zëvendësimin dhe ofendon rëndë Simeonen

Atletico Madrid u mposht mbrëmjen e djeshme në La Liga, teksa Sevilla fitoi në shtëpi me rezultatin 2-1. Los Colchoneros nuk mundën t’i afrohen kreut që mbahet nga Reali, ndërsa vështirësohet gjithnjë e më shumë ideja për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. Nga ana tjetër, atmosfera në skuadër është shumë e rënduar dhe kjo shfaqet më së miri në momentin e zëvendësimit të Luis Suarez.

Trajneri Diego Simeone vendosi ta largonte uruguajinin nga fusha në minutën e 57, për të aktivizuar në vend të Cunha. Mirëpo, sulmuesi nuk e pranoi vendimin e argjentinasit teksa nervat e bënë që të “lëshonte gojën”. Kështu, kamerat kanë fokusuar Suarez i cili ndër dhëmbë ofendon Simeonen me frazën “T*rap m…”, teksa duke folur me veten thekson se me të ndodh e njëjta histori. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Simeone do të reagojë mbi këtë situatë, duke qenë se argjentinasi nuk i fal lehtësisht ata që “ngrejnë zërin” ndaj tij.

Related posts

BARCELONA TRIUMFON ME “POKER”/ Shkëlqen Ansu Fati, Messi “kap” kapitenin Ramos

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Prishtina fiton dhe kryeson e vetme, ndalet Drita. Ja renditja…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Tirana: Dy mundësi të arta për Kukësin. Abibi ndal Rexhinaldon, Shkurtajn bën më të vështirën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment