Futboll Premier League Sport

I ÇMENDUR PAS 21-VJEÇARIT/ Vieira: Është si Parlour dhe Frank Lampard

Në shtëpinë e Crystal Palace po lind një yll.

Po flasim për të riun Conor Gallagher, 21-vjeçari që po i bën të gjithë për vete të gjithë me paraqitjet e tij dhe Patrick Vieira, një nga ata që di diçka më shumë se të tjerët për mesfushorët, nuk ka frikë nga krahasimet e rëndësishme.

Legjenda e Arsenal nuk i ka kursyer komplimentet për lojtarin e tij:

“Të kesh një lojtar si Conor është një ëndërr për çdo trajner. E di që do të japë gjithçka në fushë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Vieria për Mirror.

Më pas ka ardhur krahasimi:

“Conor ka një pasion të madh për lojën. Ashtu si Ray Parlour (tjetër legjendë e Arsenal-it), por do të thoja se ka më shumë ngjashmëri me Frank Lampard”.

Related posts

KURSI I PËRGATITËSVE ATLETIK/ De Biasi mesazh për Shqipërinë: Uroj që të bëni… (VIDEO)

Delo.autor

DO-RE-MI-FA-GOL/ Ja futbollistët që bënë edhe muzikë (VIDEO)

Delo.autor

TIFOZI KUQ E ZI MË I PAFAT/ Tersi i ish-juventinëve: Dua shpagim nga Milan! (FOTO)

F.autor

Leave a Comment