Futboll La Liga Sport

I PAMPOSHTUR/ Courtois thyen rekordin personal te Real Madridi, ja për çfarë bëhet fjalë

Courtois e mbylli vitin duke thyer rekordin e tij si i pamposhtur (pa pësuar gol) te Real Madridi. Portieri belg (i cili e pësoi golin e fundit kundër Sevilla, në minutën e 12-të, më 28 nëntor) mbërriti në “San Mamés” pas pesë ndeshjesh radhazi pa pësuar gol (Athletic, Real, Inter, Atlético dhe Cádiz).

Atij iu deshën vetëm tetë minuta pa pësuar për t’i kapërcyer 535 minutat që deri më sot ishte rekordi i tij, më i miri si i pamposhtur te Real Madridi. Një rekord që e ka arritur mes tetorit dhe nëntorit 2019 dhe tashmë tejkalohet prej vetë atij. Courtois u ndëshkua me gol nga Athletic, kur Sancet i vulosi shifrat 2-1, duke i dhënë fund serisë së pamposhtur të belgut (538 minuta).

Rekordi i Courtois është “qershia mbi tortën” e një viti të mrekullueshëm 2021, në të cilin belgu ka humbur vetëm një ndeshje me Real Madridin (ndeshja e Kupës në janar) dhe ka konsoliduar statusin e tij si portier galaktik.

Courtois është kyç në udhëheqjen aktuale të La Liga-s, gjithashtu në vendin e parë të arritur nga të bardhët në grupin e tyre të Champions League. Gjashtë ndeshje në të cilat skuadra e Ancelotti pësoi vetëm tre gola, duke e mbajtur portën të pastër katër herë.

Courtois ka fituar shumë ndeshje për Real Madridin këtë sezon me ndërhyrje vendimtare. Belgu, për shembull, ishte kyç në triumfin e fundit kundër Atléticos në “Bernabéu”, si kundër Sevilla, ndaj së cilës bëri dy pritje spektakolare.

Courtois hap një rekord të ti pamposhtmërie dhe rrit koleksionin e tij të serive të mëdha pa pësuar gol te Real Madrid. Sezonin e kaluar firmosi tri seri të tilla: 457 minuta, 404 minuta dhe më shumë se 330 minuta pa pësuar gol.

Related posts

“ITALIA PRET GOJËN”/ Icardi s’mjafton ndaj PSV-së, Moura kualifikon Tottenhamin

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME/ Humbjet zbulojnë boshllëqet, Dinamo projekton tri goditje në janar. Ja emrat…

Delo.autor

BARCELONA-LYON/ Ja momenti kur Messi shënon penalltinë me “panenka” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment