Futboll Seria A Sport

“KTHIMI TEK LAZIO?” Peruci kritikon Loliton dhe Taren: Këto dy defekte i prishin të gjithë të mirat që ka

Anxhelo Peruci, ish-futbollisti i njohur italian i cili në vitet e fundit mbajti rolin e menaxherit të skuadrës te Lacio, ka shpërthyer në kritika dhe akuza kundër klubit bardhekaltër. I larguar pak kohë më parë nga kryeqytetasit, Peruci më në fund ka thënë këndvështrimin e tij rreth asaj që ndodh në këtë klub, duke mos kursyer në këtë mes as Igli Taren.

“Kthimi te Lacio? Nuk do të ekzistojë kurrë mundësia e një rikthimi, por jo nga ana ime, por nga presidenti Lotito, kjo është gjëja e fundit që mendon. Ai ka 10 mijë të mira, por ka dy defekte: është imponues dhe mendon se e ka bekuar Zoti. Këto dy defekte i prishin të gjithë të mirat që ka, që janë një mijë, për këtë nuk kam dyshim. Duke ju treguar këto dy defekte, mendoni se ai do të ulë veten dhe të më telefonojë? As i vdekur! As që e mendoj”, tha Peruci në një intervistë për “RadioSei”.

“Në një klub ku kam punuar si drejtues për pesë vite dhe mendoj se kam bërë diçka, largohem dhe nuk kanë bërë as një komunikatë për të thënë se na u hoq qafe ky budallai, mirupafshim. Thonë çfarëdo lloj gjëje që u përket lojtarëve në rrjetet sociale dhe nuk mund të bënin një komunikatë të tillë? Nëse nuk e kanë bërë, atëherë ishte e drejtë që u largova. Jam pak i zhgënjyer. Do të thotë që perceptimi im se nuk vleja asgjë ishte i drejtë. Nuk e di se si u krijua kjo situatë.

Lotito ka ato dy defekte dhe tjetri që komandon bashke me të ka të njëjtën gjë. Pasi vetëm ata i dinë gjërat, të tjerët janë të gjithë budallenj. A është tjetri Tare? Po. Ti nuk ke vlerë pasi vetëm ata dy kanë vlerë. Aty brenda nuk mund të punosh si dëshiron ndaj në një moment vjen pjesa e faleminderit dhe mirupafshim. Te Lacio do të kthehesha vetëm me kushtet e mia, në fushën time duhet të lëviz pa pasur asnjëri që më pengon punën. Por aty të thonë bëj çfarë të duash por si përfundim bëjnë që të mos vlesh asgjë”, ishte shpërthimi i Perucit.

Related posts

HUMBI JETËN NË FUSHË/ Dalin pamjet e momentit tragjik të futbollistit shqiptar në Greqi (VIDEO)

Delo.autor

THIRRJE RACISTE NDAJ LUKAKUT/ Mbyllet një pjesë e stadiumnt të Juves

F.autor

I PREMTON BESNIKËRI KLUBIT TË INTER/ Marotta: Këtu kam ardhur për cikël. Ja pse ika nga Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment