Bundesliga Futboll Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Pasojat e “Topit të Artë”? Lewandowski kërkon largimin nga Bayern Munich

Robert Levandovski kërkon shikueshmëri dhe duket se e ka kuptuar që te Bajern Mynih, pavarësisht numrit të golave apo trofeve të fituar, do ta ketë të vështirë që të cilësohet më i miri. Këtë e kuptoi më mirë me “Topin e Artë” që iu dha Mesit para tij dhe duket se sulmuesi polak po bëhet gati për një lëvizje të fundit në karrierë, që të synojë të ulet në fronin më të lakmuar.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Levandovski e ka ndarë mendjen të largohet nga Bajern Mynih në këtë verë, për një eksperiencë në një kampionat me shikueshmëri më të madhe dhe me një preferencë të qartë në mendje, Real Madridin.

Gazeta në fjalë insiston se Levandovski i ka kërkuar menaxherit të tij, Pini Zahavi, jo vetëm që të njoftojë Bajernin se dëshiron të largohet në verë, por edhe të nisë kontaktet me Realin, pasi di për interesimin e vazhdueshëm të spanjollëve për të. Te Reali janë të ndërgjegjshëm se pavarësisht moshës 33-vjeçare, Levandovski vazhdon të jetë një makineri golash, ndaj me çmimin e duhur, nuk do të ishin kundër transferimit të tij në Spanjë në verën e ardhshme.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “SHPRESAVE”/ Mbrojtësi i Çekisë pa polemika: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI TURK/ 21-vjeçari përfshihet në një aksident të rëndë, e fejuara pëson…

Delo.autor

Bonucci ‘godet’ keq Juventusin, tifozët bardhezi ‘shpërthejnë’ ndaj ish lojtarit të tyre

Q.Autor

Leave a Comment