Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Partizani. Rezultati 2-1

E diela në Superiore vjen me një super përballje mes Kukësit dhe Partizanit. Diferenca është vetëm 6 pikë dhe kjo ndeshje pritet të jetë një spektakël.

Kukësi nuk fiton prej dy ndeshjesh në kampionat dhe nuk dëshiron që të humbasë më terren me kryesueset. Partizani nga ana tjetër e ka marrë veten, dhe ka moralin e lartë pas fitores në derbi kundër Dinamos.

Megjithatë diferenca e pikëve me Kukësin bën që të kuqtë të synojnë fitoren me çdo kusht.

 

LIVE/ Kukësi – Partizani  1-1

70′ (ag) Musta, 83′ Gj. Taipi / 11′ Musta

MINUTË PAS MINUTE

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Teqja mban në lojë Partizanin, duke ndalur goditjen e Faizhaos drejt katërkëndorit të tij.

88’ Musta ka mundësinë që të kthejë përsëri barazinë në shifra, por goditja e tij me kokë në zonën e Kukësit është e lehtë dhe Tafas kontrollon gjithçka.

85’ Krniç hyn në fushë në vend të Bashës te verilindorët.

83’ GOOOL Kukësi. Feizhao pason me thembër për Taipin dhe ky i fundit hyn në zonë lehtësisht duke lëshuar të majtën e tij e shënuar një supergol.

74’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Rrapaj për një faull në mesfushë ndaj Feizhaos.

74’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Rrapaj për një faull në mesfushë ndaj Feizhaos.

70’ GOOOL Kukësi. Në fakt është autogol, pasi Musta nuk sheh daljen e Teqjes dhe dërgon sferën në portën e skuadrës së vet me një pasim të gabuar mbrapa.

68’ Ndërrime lojtarësh te të dy skuadrat. Cara i lë vendin Zhunior te Partizani, ndërsa Peposhi merr vendin e Ndrecës te Kukësi.

65’ Sulm i shpejtë i Partizanit, Cara ka mundësinë të gjuajë nga e majta, por tentativa e tij grushtohet nga Cara. Sfera shkon te Rrapaj por edhe ai godet jashtë nga një pozicion shumë i mirë.65’ Sota ndëshkohet me të verdhë për vonesa në kryerjen e një rivënie anësore.

63’ Sota del në ndihmë të sulmit dhe mundohet të befasojë Tafas me goditjen e tij nga distanca, por dërgon sferën larg shënjestrës

59’ Pas një harkimi nga e djathta, Feizhao nuk devijon dot drejt portës, por Ndreca vjen me shpejtësi dhe gjuan pa gjetur kuadratin.

57’ Murataj mundohet të gjejë në befasi Tafas, por goditja e tij nga jashtë zonës shkon direkt në duart e portierit.

50′ Basha bën gjithçka mirë në krahun e djathtë dhe pason te Feizhao i cili krijon hapësirën dhe godet nga jashtë zonës. Por shënjestra nuk është ndër më të mirat dhe topi përfundon jashtë.

46’ Dragoshi dhe Puntus hyjnë në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë. Largohen Marku dhe Gavazaj.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.  

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Shehi është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në radhët e të kuqve.

43’ Tani është Mala i cili shfaqet para pritës dhe gjuan, por devijimi i tij nuk gjen kuadratin e Tafas.

41’ Një tjetër zbritje e Partizanit me Carën i cili shfaqet para Tafas, por gardiani e ndal dy herë radhazi duke evituar një gol të sigurt.

39’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Carën i cili shfaqet para Tafas i vetëm dhe mundohet të kalojë topin mes këmbëve të portierit, por nuk ka forcën e duhur dhe mbrojtja largon. Vijërojtësi më pas sinjalizon për pozicion jashtë loje.

34’ Hila është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rrapajt në mesfushë.

30’ Aksion i shpejtë i të kuqve përsëri në krahun e djathtë, me A. Markun i cili hyn në zonë. Por mbrojtësi bllokohet në momentin e gjuajtjes nga mbrojtja e Kukësit dhe humb rrezikshmërinë e aksionit.

24’ Aksin model i Partizanit me shumë pasime në të djathtë të cilat nxjerrin Muratajn të vetëm në një penallti në lëvizje. Por mesfushori gabon duke dërguar topin jashtë e më pas është vijërojtësi që sinjalizon se të kuqtë kishin shkaktuar pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

20’ Kundërzbritje e shpejtë e Partizanit me Malën i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca. Tafas nuk mund të reagojë por për fatin e tij të mirë, shënjestra e mesfushorit të improvizuar sot si sulmues nuk është e duhura dhe topi përfundon në rrjetën e jashtme.

16’ Mundohet të reagojë Kukësi, me tentativa dy herë radhazi të kapitenit Taipi. Mesfushori fillimisht fluturon  topin lart mbi traversë, ndërsa në mundësinë e dytë gjuan jashtë ngjitur me shtyllën në të djathtë të Teqjes.

11’ GOOOL Partizani, të kuqtë gjejnë golin pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Musta.

10’ Kristi Marku është i ndëshkuari i parë i ndeshjes me karton të verdhë pas një faull ndaj Shehit.

9’ Cara nga e majta harkon në zonë dhe topi merr një trajektore të çuditshme duke shkuar afër katërkëndorit të Tafas që sheh topin të kalojë pasqyrën e portës së tij.

8’; Murataj niset me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, i nisur nga Musta, por kapet në pozicion jashtë loje.

5’ Dy skuadrat janë shumë të kujdesshme në startin e sfidës, duke mos lejuar asnjë hapësirë në minutat e para të duelit.

1’ Nis ndeshja në Shkodër mes dy skuadrave që kanë pretendime për titullin.

Related posts

LAJMI BOMBË/ JAMES PRANË Serie A, REKORDMENËT “axurr” ofrojnë 70 milionë euro

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ OLYMPIACOS/ Drejtori i Milanit, Leonardo Araujo: Në ditët e sotme VAR, është bërë i…

Isa.Autor

NGA RONALDO E DERI TEK BENZEMA/ Njihuni me Top-5 golashënuesit e Kampionatit Evropian

Delo.autor

Leave a Comment