Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT/ Ndodhet jashtë preferencave Xavit, sulmuesi i Barcelonës pranë kalimit tek klubi…

Aventura e Ljuk De Jongut te Barcelona është drejt fundit, pak kohë pas mbërritjes së tij nga Sevija në formulën e huazimit.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, sulmuesi holandez, i cili ishte i dëshiruar edhe nga ish-tekniku Kuman, nuk shihet si opsion i vlefshëm për Ksavin dhe tashmë ai është pranë transferimit tek skuadra e Kadizit.

Akordi mes tre klubeve Barcelona, Sevija dhe Kadiz është gjendur dhe pritet vetëm “tymi i bardhë” i kësaj tratative që mund të vijë gjatë orëve të ardhshme.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e katalanasve, 31-vjeçari është aktivizuar gjithsej në La Liga në 9 ndeshje nga ku ka mundur të realizojë vetëm një gol.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Slavia Prague-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

ARDON JASHARI PËSON DËMTIM TË MADH NË STËRVITJE/ Milan ka frikë se mund të ketë një fibulë të thyer

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan, tre emra për planin B nëse Ibrahimovic largohet

Delo.autor

Leave a Comment